rreshkem
Appearance
RRESHKEM vetv.
- 1. vet. veta III. Thahet e skuqet pak nga pak pranë zjarrit, theket. U rreshk buka.
- 2. vet. veta III. Thahet pak nga pak diçka duke iu rrudhur e duke iu ashpëruar cipa. U rreshkën fiqtë. U rreshk gruri. U rreshkën gjethet. Rreshken në pemë.
- 3. Më thahet e më rrudhet lëkura (zakonisht nga dielli); rrudhem e thahem nga pleqëria ose nga jeta e vështirë, fishkem. Rreshkem në diell. Iu rreshkën faqet (duart). Iu rreshk buza. Iu rreshk lëkura. U rreshkën pleqtë, po mbahen mirë.
- 4. edhe fig. Më merr një etje e madhe për të pirë ujë ose diçka tjetër, më thahet goja; kam dëshirë të madhe për diçka, digjem për diçka. U rreshk për ujë. Iu rreshk goja për një kafe.
- 5. Pës. e RRESHK.