Jump to content

shumë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

shumë f.

  1. mat. Përfundimi i mbledhjes së disa numrave a të disa madhësive të njëllojta. Shumë aritmetike (algjebrike). Shuma e përgjithshme përfundimi i mbledhjes së disa shumave të veçanta. Shuma e dy (e tre...) numrave. Shuma e këndeve të një trekëndëshi.
  2. Sasi e përgjithshme, tërësia e diçkaje. Shumë mujore (vjetore). Shuma e të ardhurave.
  3. Sasi e caktuar të hollash. Shumë e madhe (e vogël). Shumë të hollash.

shumë mb.

  1. I shumtë. Janë të shumë. Nga të mirat e shuma. Nga të qarët e shumë. I shumi si lumi, i paku si gjaku. fj. u.

shumë I pakuf.

  • 1. Përdoret për të treguar në mënyrë të pacaktuar një numër të madh qeniesh, sendesh, dukurish etj., një sasi a masë të madhe; kund. pak. Shumë njerëz (gra, fëmijë, fshatarë). Shumë shtëpi (shkolla, libra). Shumë fjalë. Shumë zhurmë. Shumë kohë. Ka shumë shokë (miq). Ka rënë shumë shi (dëborë). Kishte shumë baltë (pluhur). Kaluan shumë vjet. Ka shumë durim (vullnet, dëshirë). Ka shumë të drejtë. Ishin ftuar (erdhën) shumë. Ka parë (njeh) shumë ai. Trimi i mirë me shokë shumë. fj. u. Më mirë pak e saktë, se shumë e për lumë. fj. u.
  • 2. Përdoret për të treguar në mënyrë të pacaktuar një numër të madh ose një pjesë të madhe të një tërësie qeniesh, sendesh etj.; kund. pak. Shumë nga partizanët. Shumë nga mësuesit. Shumë prej tyre. Shumëve nuk u pëlqejnë këto.
  • Është lis me shumë degë shih te LIS,~I. I lëshon shumë ujë mullirit tall. shih te LËSHOJ. Mish pak e pupla shumë shih te MISH,~I. Njeri me dyzet (me njëqind) flamurë shih te FLAMUR,~I. Ka pirë ujë në shumë burime (kroje) shih tek UJ/Ë,~I. Ka rrjedhur shumë ujë shih tek UJ/Ë,~I. Shumë pula e pak vezë shih te PUL/Ë,~A.

shumë II ndajf.

  • 1. Në një shkallë të lartë, fort; në një masë të madhe; kund. pak. Shumë e më shumë gjithnjë e më tepër. Gjithnjë e më shumë. Çdo vit më shumë. Pak a shumë në një farë mase. Ku më pak e ku më shumë. Punon (lexon, mëson, mendon) shumë. Kupton (sheh, dëgjon) shumë. Djeg (shkëlqen) shumë. Ka hequr (ka vuajtur) shumë. U lodhën shumë. I dhemb shumë. Duhen shumë ata të dy. Pret shumë (thika). Të falënderoj shumë. Flitet shumë për këtë ngjarje.
  • 2. Më tepër sesa duhet a sesa është e nevojshme, tepër. Ka zier shumë. Ai flet shumë. Fjeti shumë. Ka ngrënë shumë. Ka ndenjur shumë në diell.
  • 3. Gjatë, për një kohë të gjatë, mjaft kohë. Ndenji shumë. S'ka shumë që u kthye. Ka shumë që ka ikur? Zgjati shumë (mbledhja). Nuk do të vejë shumë kjo punë.
  • 4. Përdoret me pjesëzën «më» kur pohojmë diçka më me forcë, duke e krahasuar ose duke e kundërvënë me diçka tjetër (në kuptimin «kryesisht, në radhë të parë»). Është më shumë yni se juaji. E kam më shumë me ty se me atë. Është më shumë tregim i gjatë sesa roman.
  • Aq më shumë veçanërisht, sidomos, aq më tepër; madje. E hapi shumë gojën shih te GOJ/Ë,~A.

shumë III pj.

  • 1. Përdoret para një mbiemri a një ndajfoljeje për të formuar shkallën sipërore dhe tregon një shkallë të lartë të cilësisë së një frymori, të një sendi etj. ose të veprimit a të gjendjes. Shumë i gjatë (i mirë, i dashur, i shpejtë, i ri, i aftë, i kënaqur, i fortë). Shumë trim (besnik, kokëfortë, mendjelehtë). Shumë pjellore. I bukur shumë. Shumë mirë (keq). Shumë afër (larg). Mbahet shumë rëndë. Janë shumë shokë (miq) janë shokë (miq) të ngushtë.
  • 2. Përdoret përpara shkallës krahasore të sipërisë të një mbiemri a të një ndajfoljeje për të treguar dallimin e madh cilësor ndërmjet gjymtyrës së parë e gjymtyrës së dytë të krahasimit; kund. pak. Është shumë më i fortë (më i aftë, më zemërgjerë, më punëtor) se tjetri. Fluturon shumë më lart (më shpejt, më ngadalë) se ai. Shumë më mirë (më keq, më pak) se ...

shumë - fjalëform.

  1. Pjesa e parë e disa fjalëve të përbëra, që i përgjigjet kuptimit të përemrit a të ndajfoljes shumë (p.sh. i shumanshëm, shumëbrinjësh, i shumëdashur, shumëfaqësh, shumëkatësh, shumëkëmbësh, shumëkëndësh, i shumëllojshëm, shumëngjyrësh, shumëqelizor, shumërrokësh, shumëvjeçar etj.).