Academia.edu no longer supports Internet Explorer.
To browse Academia.edu and the wider internet faster and more securely, please take a few seconds to upgrade your browser.
…
82 pages
1 file
Ky studim i kushtohet vjehrrave dhe nuseve lushnjare, marrëdhënies që ato kanë dhe çfar konfliktesh shfaqen. Unë mendoj se aspekti më kryesor në një marrëdhënie është komunikimi, edukimi, kultura, arsimimi. Ndryshimi do të vijë nëse e gjithë shoqëria lushnjare, burra dhe gra, janë të gatshëm për ta ndërmarrë atë.
Balkan Journal of Interdisciplinary Research, 2017
Lutem gjithmonë të citoni burimin: Myftari, J. (2017). Politika si burim i domosdoshëm i normatives. Balkan Journal of Interdisciplinary Research, 3(1), 157–163. https://doi.org/10.5281/zenodo.10404903
2019
Hyrje:Kënaqësia në punë është një fenomen kompleks që është studiuar mjaft gjerësisht. Burime të ndryshme nga literatura tregojnë se ka një lidhje në mes të kënaqësisë në punë dhe motivimit,motivimi është i vështirë për tu përcaktuar, por ka një korrelacion pozitiv mes kënaqësisë në punë, performancës dhe motivimit, ku motivimi inkurajon një punonjës nëvarësi të nivelit të tyre të kënaqësisë në punë, për të vepruar në një mënyrë të caktuar Metodologjia: Studimi është i tipit prospektiv dhe është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), dhe në QMF-të, dhe AMF-të e Lipjanit. Në studim kanë marrë pjesë 100 punëtorë në mënyrë vullnetare.Pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë në studim paraprakisht kanë dhënë pëlqimin e tyre me shkrim. Rezultatet: Prej 100 të anketuarëve, mosha më e shprehur e tyre 45 -64 vite 54%, 25-44 vite 41%, 10-20 vite përvojë në punë 43%,në qytet jetojnë 59%, Besim të plotë në udhëheqësit e institucionit shëndetsorkanë29% qe e kanë vlerësue me notën 5, 21% me 4. Institucioni Shëndetësor realizon me sukses objektivat e veta, 29% me vlerësimin 3. Udhëheqësi ka të favorizuarit e vet në institucione, 30% me 5.Udhëheqësit thonë një gjë e vepron ndryshe 34% me 5 dhe 22% me 4. Komunikimi mes drejtorisë dhe punëtorëve është i lehtë 30% me 5.Gjuha komunikuse është konform pozitës 33% me 5. Konkluzione:Nga studimi del se Statisfaksioni i stafit nuk është në nivelin e duhur, dhe kjo ka impaktin e vet në cilësin e shërbimeve. Kjo duhet tu shërbej Menaxhmentit që të marr të gjitha masat me qëllim të ndryshimit të politikave në drejtim të komunikimit më të mirë, shpërblimet dhe mirënjohjet të jepen në baza meritore si dhe të punohet në drejtim të krijimit të kushteve sa më të mira me qëllim që Institucioni të jetë një vend i dëshirueshëm pune. IV MIRËNJOHJE/FALENDERIME Këtë studim ia dedikoj babait tim të ndjer. Një falenderim i veçantë shkon për mentorin tim,udhëheqësin e temës Prof. Ass.dr. Zejdush Tahiri, për idenë totale të kësaj teme,për ndihmën dhe mbështetjen që më ofroi gjatë punës sime dhe për kontributin e tij në finalizimin e punimit tim të diplomës.Gjithashtu falenderojë edhe pedagogët e tjerë të Kolegjit UBT-të për kontributin e tyre gjatë programit të studimeve. Mirënjohëse dhe falenderuese për miqtë e mi,që më mbështetën në këtë rrugëtim dhe më përkrahën në qdo kohë. Nuk mund të lë pa falenderuar të gjithë kolegët nga QKMF-ja në Lipjan që ishin pjesë e anketës sime,prania e të cilëve kishte rëndësi jetësore për studimin. Dhe në fund,por jo nga rëndësia,falenderoj familjen time e cila u gjend gjithmonë pranë meje dhe gjithmonë e gatshme për të më përkrahur e ndihmuar përgjatë çdo vështirësie.
Univers
Përgjatë Epokës së Artë të Islamit, rruga e përhapjes së dijes dhe shkencave në drejtim të Evropës, u realizua kryesisht nga faktorët e mëposhtëm: Mbretëria Siciliane, me në krye Frederikun e Madh. Zgjerimi i ndikimit të muslimanëve deri në malet e Pirenejve, në Andaluzi. Gjithmonë e më tepër, mbretërit dhe Papët evropianë u referoheshin mjekëve myslimanë, të cilët ishin më të aftë se mjekët evropianë. Kryqëzatat Përkthimet e librave shkencorë, nga arabishtja në anglisht. Këto shkenca ishin në fushat, si: matematika, mjekësia, astronomia, fizika, kimia, gjeografia, filozofia, letërsia dhe industria. Me ardhjen e shumë filozofëve, dijetarëve dhe shkencëtarëve arabë në pjesën oksidentale të Evropës mesjetare, atje filluan të përhapen shumë shkolla të quajtura "averroizma latine", të cilat ishin shkolla filozofike që mbështeteshin në punën e filozofit të shquar arab Ibn Ruzhd, të cilin perëndimorët e quanin Averroes, dhe ishte komentuesi më në zë i veprave të Aristote...
2012
Ky raport nxirret dy herë në vit nga një ekip me ekonomistë të Departamentit të Uljes së Varfërisë dhe Menaxhimit Ekonomik të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore (ECA PREM). Ky dhe raportet e mëparshme mund të gjenden në faqen e internetit www.worldbank.org/eca/seerer. Ekipi i autorëve drejtohet nga Zeljko Bogetic (zbogetic@worldbank.org) dhe përfshin anëtarët e mëposhtëm me detyra tematike: Dilek Aykut (zhvillimet globale dhe perspektiva), Alexandru Cojocaru (shënim i veçantë tematik për çmimet e ushqimeve); Damir Ćosić (sektori financiar; Bosnje dhe Hercegovinë); Simon Davies (fiskale dhe borxhi), Mike Edwards (sektori financiar); Agim Demukaj (Kosovë); Borko Handjiski (tregjet e punës, Bosnja dhe Hercegovina); Caterina Ruggeri Laderchi (shënim i veçantë tematik për çmimet e ushqimeve) ; Erjon Luçi (menaxher i bazës së të dhënave të EJL6, Shqipëri), Sanja Madzarević-Sujster (reformat strukturore të EJL6, Mali të Zi), Lazar Sestović (ekonomia reale, Serbi); Bojan Shimbov (privatizimi, të bërit biznes, IRJ e Maqedonisë) dhe Kenneth Simler (çështje speciale për çmimet e ushqimit). Carolina Sanchez-Paramo dhe Indhira Vanessa Santos kontribuan në seksionin mbi tregjet e punës. Havier Suarez kontribuoi në kutinë mbi mësimet e privatizimeve. Shpërndarja e raportit si dhe marrëdhëniet me jashtë dhe me median u realizuan nga një ekip i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë që përshin
Puna shkencore hulumtuese është veprimtari që ka për qëllim arritjen e rezultateve të caktuara shkencore Meqë arritjet shkencore dallojnë si në pikëpamje të cilësisë, po ashtu edhe të relevancës, është më rëndësi që ato të vlerësohen. Në gjithë këtë problematikë, vlerësimi i punës shkencore (kompetencës shkencore) është një segment i rëndësishëm dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në përcjelljen, marrjen dhe krahasimin e arritjeve shkencore me rrjedhat e reja zhvillimore në botë. Vlerësimi i aktivitetit shkencor (kualitativ dhe kuantitativ) duhet të jetë i matshëm dhe të ketë bazën përkatëse ligjore të rregulluar Në punim është analizuar gjendja e punës shkencore në Kosovë dhe është dhënë një vështrim kritik i qasjes ndaj vlerësimit të saj dhe të trajtimit të punës shkencore në përgjithësi. Puna shkencore në vendin tonë kërkon reforma rrënjësore, krijimin e një rrjeti
2009
Diese Masterarbeit behandelt die Verknupfungen zwischen Rhetorik und Kommunikation in der albanischen Politik. Sie hat zum Ziel, deren entscheidende Rolle zu demonstrieren, indem die Muster dieses Prozesses in der postkommunistischen Gesellschaft analysiert werden. Unter Verwendung von Methoden der Kommunikationsforschung bietet die Arbeit eine theoriebasierte Analyse der Kommunikationsverhaltnisse in Albanien mit Schwerpunkt auf der Rolle der Medien und ihrer Funktionen im Kommunikationsprozess; dies wurde verflochten mit empirisch-anthropologischer Forschung, wie Interviews mit einer Reihe von albanischen Politikern und Abgeordneten des albanischen Parlaments. Durch die Analyse der Auswirkungen von Kommunikationselementen, wie Sprache, Glaube und die Anwendung von diversen Kommunikationstypen auf die Art und Weise, wie Politiker ihre Positionen in Bezug zur Offentlichkeit festlegen, mochte ich herauskristallisieren, inwieweit diese Kommunikation fur die albanische Politik reprasen...
Kërkime Pedagogjike, 2024
Hulumtimi u realizua në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë lidhur me faktorët që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollë. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i faktorëve që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollat e Kosovës. Në hulumtim janë përfshirë nxënës dhe mësimdhënës nga shkollat e arsimit parauniversitar në Kosovë,. Hulumtimi ishte i përzier, sasior dhe cilësor. Të dhënat sasiore i kemi marrë nga burime të ndryshme, duke përfshirë të dhënat nga shqyrtimi i literaturës, raporteve të ndryshme, lidhur me mësimdhënien dhe të nxënit efektiv në arsimin e mesëm të ulët. Popullatën e hulumtimit e përbëjnë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme të ulët, kurse mostra përbëhet nga gjithsej 150 nxënës dhe 85 mësimdhënës të klasave 6-9, nga rajone te ndryshme të Kosovës. Të dhënat e hulumtimit (sasiore) u mblodhën nga nxënësit dhe mësimdhënësit, përmes postës elektronike, për shkak të pandemisë globale, covid-19. Gjetjet e hulumtimit, nga hipoteza e parë e shtruar rezulton me vlerë të Regresionit, R Square të jetë 19% dhe niveli i signifikancës është 0. Për hipotezën e dytë vlera e R Square rezulton të jetë 25.8% dhe niveli i signifikancës është 0. Për hipotezën e tretë vlera e R Square rezulton të jetë 38.2% dhe niveli i signifikancës është 0. Sipas rezultateve të hulumtimit, mësimdhënësve u duhet që të arrijnë dhe të realizojnë në tërësi prioritetet që ndihmojnë përmirësimin e cilësinë së mësimdhënies dhe nxënies efektive. Përfundimet dhe rekomandimet e hulumtimit janë në shërbim të shkollave gjatë zbatimit të faktorëve kryesorë që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive.
Mirënjohje
Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për Prof. Dr Zyhdi Dervishi i cili ndoqi me kujdes çdo hap të zhvillimit të këtij punimi dhe ofroi bashkëpunimin për finalizimin e tij.
Për realizimin e këtij kërkimi kanë dhënë ndihmesë të çmuar miq, kolegë, të afëm. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për secilin prej tyre për kontributin e dhënë. Gjithashtu dua të falenderoj thellësisht nga zemra familjen time, veçanërisht prindërit e mi dhe villain tim, të cilët me gadishmërinë dhe pëkushtimin e plotë të tyre kanë kontribuar në çdo faze të realizimit të këtij studimi.
Një mirënjohje të veçantë dëshiroj të shpreh për të gjithë ata që pranuan të jenë pjesë e këtij studimi duke i'u përgjigjur anketave dhe intervistave.
Hyrje
Të jetosh në një familje të madhe në prani të gjyshit dhe gjyshes, do të thotë të përjetosh kënaqësinë, dashurinë dhe dhembsurinë që të dy të shfaqin vazhdimisht. Veç dashurisë dhe dhembshurisë, kam arritur të mësoj, të shoh edhe respektin që gjyshja dhe mamaja kanë shfaqur për njëra tjetrën, pavarësisht debateve të herë pas hershme të tyre për çështje të dorës së dytë.
Dëgjoj shpesh që nuset dhe vjehrrat nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën, të dyja ankohen për arsye të ndryshme, vjehrra që akuzon nusen " nuk më ka bërë punët e shtëpisë "dhe, nga ana tjetër nusja, që akuzon vjehrrën " nuk më kupton fare, u çmënda ". Gjatë gjithë këtij viti të fundit jam munduar që të zgjedh një temë interesante, dhe të pa eksploruar më përpara, sa duhet.
Pikërisht këto janë spuntot, të cilat më shtynë për të bërë një studim mbi marrëdhëniet nusevjehrrë.
Me qënë se kam lindur në qytetin e Lushnjes, vendosa që edhe studimin ta realizoj në atë qytet.
Lushnja është një qytet i vogël, dhe të jetosh në të është e vështirë pasi paragjykimet dhe opinionet e një qyteti të vogël gjithmonë të bëjnë përshtypje, edhe pse më duhet të pranoj që ka shumë njerëz të kulturuar dhe të njerëzishëm.
Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë situatën aktuale të marrëdhënieve nuse vjehrrë, përmes mbledhjes dhe analizës së të dhënave sasiore dhe cilësore. Objektivi kryesor është përcaktimi i shkaqeve kryesore, të cilat i shpien nuset dhe vjehrrat e qytetit të Lushnjes të konfliktohen me njëra -tjetrën.
Për realizimin e këtij studimi janë përdorur disa metoda kërkimore sociologjike, të cilat do të argumentohen tek metodologjia, janë mbledhur të dhëna konkrete mbi nuset dhe vjehrrat lushnjare, dhe për këtë janë përdorur intervistat, anketimi, vëzhgimi i drejtpërdrejt etj.
Fushat kryesore në të cilën është përqëndruar ky studim janë komunikimi, konfliktet, familja dhe divorci. Rëndësia e këtij studimi konsiston në faktin që është një temë e pa studiuar më përpara, në këtë qytet.
Rëndësia e problematikës qëndron në faktin e paraqitjes së situatës së marrëdhënieve të nuseve dhe vjehrrave në jetën familjare, të konflikteve që ato kanë dhe të rrjedhojave të shumëanshme të konflikteve të tilla.
Metodologjia
Për realizimin e studimit tim mbi marrëdhënien e nusve dhe vjehrrave janë përdorur disa metoda sociologjike.
Së pari, kam bërë disa intervista vëzhguese me kontigjentin e nuseve dhe vjehrrave për të kuptuar se çfarë do të zhvilloja në studim, pra të kisha një mendim të përgjithshëm. Pastaj kam shfletuar literaturën mbi çështjen e komunikimit, si e kanë vlerësuar atë autorë të ndryshëm, dhe rëndësinë e tij për marrëdhëniet shoqërore dhe sidomos për marrëdhëniet nuse-vjehrrë. Literatura përfshin materiale në gjuhë shqipe dhe në anglisht.
Së dyti, ishte hartimi i pyetësorit për studimin tim, që do më ndihmoj të përgjithësoj mendimet e tyre. Për plotësimin e tyre kam qënë vetë prezente në çdo moment pasi kjo do të më ndihmonte gjatë interpretimit të të dhënave. Pyetësorët i kam shpërndarë nëpër lagjet e qytetit dhe sidomos nëpër gjimnaze dhe shkolla nëntë vjeçare.
Së treti, gjatë mbledhjes së të dhënave kam përdorur të dyja metodat atë cilëore, dhe sasiore.
Instrumentat që kam përdorur për studimin tim janë vëzhgimet, pyetësorët dhe intervistat. Qyteti ku unë kam shpërndarë anketat dhe kam intervistuar popullatën është Lushnja, qyteti ku kam jetuar deri në vitin e fundit të shkollës së mesme.
Kampionimi që unë kam përzgjedhur përbëhej nga nuse dhe vjehrra dhe vetëm një numër i vogël meshkujsh për të parë reagimet e tyre, dhe për ti krahasuar me nuset dhe vjehrrat. Kampioni është zgjedhur në mënyrë rastësore dhe popullata përfshin qytetarët e Lushnjes.
Pyetësori që unë kam ngritur përbëhej nga 15 pyetje, është një pyetësor i thjesht ku kam përdorur sidomos shkallën e Likertit, me pesë alternativa konkretisht shumë, disi, pak, aspak dhe nuk e di/pa përgjigje. Ai gjithashtu përbëhej nga katër rubrika, 4 pyetjet e para ishin hartuar në lidhje me komunikimin, sa i rëndësishëm shfaqej ai në marrëdhëniet familjare dhe sidomos në marrëdhëniet nuse-vjehrrë. Rubrika tjetër përfshin pyetje mbi konfliktet dhe cilat ishin shkaqet që çonin në konfliktin e nuse-vjehrrë. Rubrika e tretë përfshinte pyetje të marrëdhënieve familjare dhe rubrika e katërt përfshinte disa pyetje mbi shkaqet e divorcit.
Gjithashtu në studimin tim kam realizuar intervista me banorët e Lushnjes, konkretisht 21 të tilla, të cilat janë të drejtëpërdrejta dhe të thelluara. Kështu janë intervistuar 21 banorë konkretisht 11 nuse, 8 vjehrra, 1 bashkëshort dhe 1 vjehrr.
Në anketim u morrën në pyetje konkretisht 194 nuse, 192 vjehrra dhe 14 burra. Për realizimin e intervistave dhe të pyetësorëve harxhova një kohë të madhe pasi kam qënë vetë prezente në çdo hap të kërkimit. Gjysmë e dytë e muajit prrill dhe muajin maj më është dashur që ta konsumoj për të realizuar intervistat dhe pyetësorët.
Gjatë studimit tim kam hasur disa vështirësi duke filluar që nga literature, e cila ishte shumë e pakët për marrëdhëniet nuse-vjehrrë. Një tjetër vështirësi ishte sidomos gjatë përpilimit të pyetësorit pasi nuk është e thjesht ngritja e tij dhe aq më tepër që, nuk isha angazhuar më përpara për të realizuar një gjë të tillë. Një tjetër vështirësi ishte edhe momenti i plotësimit të pyetësorëve pasi kishte persona, të cilët nuk dëshironin të përgjigjeshin.
Të dhënat e anketave u përpunuan me programin SPSS. Hodha fillimisht të 400 pyetësorët për cdo pyetje në excel dhe më pas personi që merret me studime të këtij lloji, më ndihmoi, Prof. Dr.
Dara. Fredi, për ti përpunuar në SPSS.
Gjithashtu në pyetësor ishin vendosur edhe gjinia, mosha dhe arsimi pasi është shumë e rëndësishme të vendosen për të bërë më vonë përpunimin dhe ndarjen e të anketuarve sipas këtyre kategorive. Studimi gjithashtu përmban tre grafikët kryesorë të ndarë sipas kategorive dhe 15 grafikë të cilët përfaqsojnë përqindjet e përgjithshme të të anketuarve. Tre grafikët e mëposhtëm do tregojnë moshën, gjininë dhe arsimin e të anketuarve.
I.2. RËNDËSIA E KOMUNIKIMIT NË MARRËDHËNIET SHOQËRORE
Komunikimi është gjithnjë një mardhënie qarkulluese. Në pjesën më të madhe të situatave ne mendojmë se jemi të qartë dhe habitemi kur të tjerët nuk komunikojnë me ne në mënyrë po aq të qartë. Pyesim veten për përgjigjet e tyre, nevrikoseni sepse nuk arrijmë të kuptojmë, por as nuk na vjen ndër mend dyshimi që ato fjalë nuk janë gjë tjetër vetëm përgjigjet e atyre që kemi thënë ne.
Sipas Homerit, autori i Iliadës dhe Odisesë, fjalët janë pjesë kryesore në procesin e komunikimit.
Ato janë të rëndësishme në krijimin e një marrëdhënie, sidomos të mardhënieve shoqërore, marrëdhëniet në punë, mardhëniet në shkollë, etj. Siç thotë edhe nje fjalë e urtë popullore shqiptare " fjala vret më rëndë se plumbiz " kuptohet që këto janë pjesë shumë e rëndësishme në komunikim. Fjalët e bukura, të mira të shoqëruara edhe me buzëqeshje tregojnë jo vetëm mirësinë e individit por edhe edukatën e familjes.
Fjalët dhe gjuha e përdorur janë të rëndësishme për komunikimin i cili është i ndërlikuar. Po ashtu aftësia e mirë e komunikimit është thelbësor për suksesin e çdo individi, përmirësimi i së cilës sjell sukses jo vetëm në jetën personale por edhe në jetën shoqërore, në punë. Komunikimi është element, qëndror në aktivitetin e punës si dhe element që na mundëson të njihemi tek të tjerët si dhe të ndikojmë në mjedisin që na rrethon. Komunikimi i mirë është fryt i njohjes, durimit dhe kuptimit të rregullave në një mjedis të caktuar, dhe kjo të ndihmon si të kalosh dhe parandalosh situatat e pakëndshme të saj.
I.3. KOMUNIKIMI NË MARRËDHËNIET NUSE-VJEHRRË
Në këtë mënyrë komunikimi shfaqet si aspekt shumë i rëndësishëm, sidomos në mardhëniet e njerzve. Në familje, në shoqëri, në punë një komunikim i mirë tregon dhe edukatë ose kulturë. E domosdoshme për të kuptuar dhe për të qënë i kuptuar është të kesh harmoni dhe të ndjekësh tjetrin duke vënë në funksion dëgjimin apo vëzhgimin. Si dëgjimi dhe vëzhgimi janë pjesë të rëndësishme në komunikimin jo vetëm brenda marrëdhënies në çift, po edhe në marrëdhënie me antarë të tjerë të familjes. Të mendosh për një moment një nuse dhe vjerrë që nuk ndjekin njëra tjetrën ne bisedime? Çfarë mund të ndodhi? Është shumë e lehtë për tu imagjinuar, konfliktet do të fillojnë të marrin përmasa jo të pëlqyeshme. Nusja që i vë fajin vjerrës dhe vjerra që bën po të njëjtën gjë.
Kështu një grua rreth te 60-ve në statusin e vjerrës shprehet se : " komunikimi i mirë është i rëndësishëm sidomos për harmoninë familjare. Jo vetëm në familje por një komunikim i mirë të nderon edhe në punë, shoqëri. Unë jam një grua me shkollë, dhe kur dëgjoj dikë që mund të ngrej zërin, apo shoh një shtëmbërim të mimikës së fytyrës, një "varje buzësh" të gjitha këto tregojnë një mungesë respekti, sidomos për veten. Unë jam përpjekur që gjithë jetën time fëmijët t'i edukoj, t'i mësoj të respektojnë të tjerët, dhe sidomos të shfaqen gjithnjë dashamirës ndaj antarve të tjerë në familje dhe shoqëri. Flas kështu sepse mbaj mend njëher në një vizitë, vajza e të zotit të shtëpisë, rrinte buzë varur, dukej sikur prezenca jonë i besdiste. Unë jam dakort që këta breza të rinj nuk duan të shqetësohen, nuk janë mësuar me njerëz nëpër këmbë, por gjithsesi ndoshta një buzëqeshje nga ana e vajzës do më demostronte respekt. Për mua jo vetëm fjalët tregojnë, por edhe gjestet janë të rëndësishme në komunikim. Ndoshta e zgjata shumë por njeriu po pati komunikimin, shumë gjëra të tjera i kalon. Me nusen mundohem që të bisedoj qetë dhe për ndonjë paqartësi të vogël e zgjidh në mënyrën më të qetë. Nëse mund të kem ndonjë debat me të, sepse mendoj se në çdo familje mund të ndodhin forma të ndryshme konfliktesh, gjithsesi e bisedoj me të dhe mundohem që pjestarët e tjerë mos të përzihen, pasi janë punë që mund të zgjidhen mes nesh".
Komunikimi pozitiv lipset të ekzistojë dhe me pjestarët e tjerë të familjes si vjerri, djali, kunata dhe të afërmit e nuses apo të bashkëshortit. Veç komunikimit, respekti apo ndjenja të tjera pozitive janë të rëndësishme jo vetëm në çift, por në marrëdhënie edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Konflikti është burim i progresit drejt qytetërimit dhe tek e fundit, drejt shoqërisë civile të përbotshme ( Dahrendorf R.,1997: 212 ). Kësisoj lindja dhe zgjidhja në proces e një spektri të gjerë konfliktesh në të gjithë fuashat e jetës dhe të veprimtarisë përfaqëson një përmasë të rëndësishme të përparimit të qytetërimit, të demokratizimit të sistemit të marrëdhënieve, të komunikimeve të shumanshme ndërmjet njerëzve. ( Dervishi, Z., 2001:16). Konfliktet ndjellin fatkeqësi, shoqërohen me pasoja negative duke shkaktuar viktima, plagosje, vrasje, shkatërrime familjesh si dhe plot trauma psikologjike.
Një nga konfliktet më të përhapura në ditët e sotme, me të cilin ballafaqohet shoqëria dhe njerëzimi është zhdukja e rracës njerëzorë, është lufta moderne. Të gjithë ata që përpiqen ta vënë nën fre këtë rrezik duhet të luftojnë për të arritur disa qëllime. Më pozitivi është përdorimi i metodave paqësore për zgjidhjen e konfliktit. ( Shapiro,D., 1997:18 ).
Konflikti është një përbërës sa i natyrshëm aq edhe i pranishëm në jetën dhe marrëdhëniet tona të përditëshme me të tjerët, sa që zakonisht ne nuk e analizojmë, nuk mendojmë për të, nuk e shohim. Në jetën e përditëshmë njerëzit, individët ndeshen me konflikte si brenda vetes së tyre, ashtu edhe me pjestarët e familjes apo shokët në shoqëri.
Shumë njerëz hyjnë në konflikte me njëri-tjetrin për shumë arsye. Çdo ditë individët përjetojnë shumë konflikte të brendshme dhe të jashtme. Konfliktet e brendshme ndodhin në mëndjet dhe në zemrat tona. Konfliktet ndërpersonale ndodhin midis nesh dhe njerëzve të tjerë. Konflikti mund të jetë faktor pozitiv, i shëndetshëm, por ndërkohë mund të shkaktojë dhe strese. Stresi është një reagim i natyrshëm ndaj këtyre gjëndjeve.
Po ashtu disa nga aftësitë e zgjidhjes së konflikteve janë të degjuarit e vëmendshëm, komunikimi me respekt, empatia etj. Empatia ka të bëj me dëshirën për ta kuptuar tjetrin ose thënë ndryshe, të vihesh në pozicionin e tjetrit. Pse jo, sikur njerëzit të kishin sado pak nga kjo ndjenjë, do ishte diçka pozitive, jo se do zhdukeshin përfundimisht konfliktet, apo keqkuptimet pasi këto do të jetojnë për aq kohë sa ekziston shoqëria.
Zhvillimi i ekonomisë së tregut në Shqipëri solli me vete mjaft ndryshime thelbësore që u shafaqën dukshëm në të gjithë sferat e jetesës, si ato politike, ekonomike dhe shoqërore. Edhe pse në kohën e regjimit socialist totalitar, kemi parë një numër të mjaftueshëm të grave në parlament, por funksioni i tyre ishte fiktiv në kuptimin që nuk ushtronin pushtet real, sado që numri i tyre pjesmarrës ka qënë më i lartë se në vitet e tanishme. Gjithmonë ishin burrat ata që vendosnin dhe merrnin vendimet e rëndësishme dhe gratë ishin më pak të realizuara në këtë fushë. Vitet e demokracisë shënuan ndryshime. Sot numri i grave në parlament është më i vogël se më parë por pushteti që ato zotërojnë është më real. Mos harrojmë faktin se kemi një grua kryetare të parlamentit, dhe gjithashtu një ministre të integrimit, duke vazhduar me shumë deputete femra kryesisht në partitë më kryesore të parlamentit. Këto që unë citova mendoj se janë një tregues i rëndësishëm për të kuptuar dhe për t'u ndërgjegjësuar se roli i gruas në Shqipëri ka ndryshuar së tepërmi.
Jo vetëm në politikë, por edhe në fushën ekonomike, për punën e paguar, ka ndryshuar roli i femrës shqiptare. Gjatë kohës së regjimit komunist shumica e grave në të gjithë vend ishin të punësuara, disa në institucionet shtetërore, të arsimuarat që kishin një pozitë shumë favorite, të tjerat në bujqësi dhe blegtori, gjithsesi numri i lartë jo vetëm i grave, të punësuara por i gjithë shoqërisë, në punë demostronte një shoqëri me mundësira për të ardhmen. Me ardhjen e demokracisë shumë fabrika dhe uzina u mbyllën dhe shumë individ të shoqërisë jo vetëm gratë por edhe burrat ngelën pa punë. Kështu për ta shfaqet një situatë e vështirë sidomos në marrëdhëniet familjare, pasi gratë i shohim më shumë brenda mureve të shtëpisë.
Ajo që unë do të përmend në faqet në vijim të këtij kapitulli, duke u bazuar te gjetjet e mia, do jetë gjithmon në lidhje me konfliktin midis nuseve dhe vjehrrave. Fillimisht do të përmend disa faktor të rëndësishmë që kanë çuar në konfliktet midis tyre. Gjithmonë për të përcaktuar këtë gjë jam bazuar tek gjetjet, te vëzhgimet dhe te intervistat thelluara që unë kam realizuar me protagonistët e studimit tim.
Jo vetëm kaq por nga gjetjet më kanë rezultuar si shkak për konflikte, të përmasave të ndryshme midis nuseve dhe vjehrrave, janë bërë edhe anëtarë të familjes së bashkëshortit. Nga ana tjetër mund të them edhe ndërhyrjet e familjarëve të nuseve me të drejtë apo jo, por qëllimi kryesor është që këto konflikte që mund të shfaqen të mos marrin përmasa të mëdha, ndoshta që mund të shoqërohen edhe me tragjedi. Nuk ka familje pa zënka, pa fjalë, pa debate, jam vajzë dhe ndonjëherë për arsye të ndryshme mund të debatoj me nënë time jo më pastaj një nuse dhe vjehrrë që në fund të fundit kanë lidhje më të zbehtë se vajza me nënën.
II.2. SHKAQET E KONFLIKTEVE NUSE-VJEHRRË
Duke mbetur të papuna, gratë tani janë të varura jo vetëm nga bashkëshorti i tyre, por ndodh që në familjet, sidomos në ato me tipare tradicionale, dhe kur bashkëshorti është i pa punë, të jenë të varura edhe nga vjehrrat e tyre. Duke jetuar nën një çati, mundësitë për konflikte sidomos midis nuseve dhe vjehrrave shihen të jenë të shpeshta dhe rëndom më duhet të them se nga intervistat dhe vëzhgimet në terren, shkaku më kryesor për të cilin mund të lindte konflikti ishin " punët e shtëpisë ".
II.2.1 Punët e shtëpisë
Nga vëzhgimet, siç përmenda dhe pak më lart, punët e shtëpisë kosiderohen si faktori kryesor që mund të sjelli një konflikt midis nuses dhe vjehrrës. Në qytetin e Lushnjes ekzistojnë ende shumë familje tradicionale me një kryetar të shtëpisë që është vjehrri, me zonjën e shtëpisë që është vjehrra, këta që shoqërohen pastaj nga djali dhe nusja e tij. Vjehrra dhe nusja kalojnë një kohë të gjatë me njëra-tjetrën, më tepër se me burrat, pasi mendoj se organizimi i shtëpisë është i tillë që ato të kalojnë kohën më të madhe jashtë dyerve të shtëpisë. Dhe normalisht kur një nuse nuk është e punësuar, angazhimet që ajo ka, janë kryesisht shërbimet kundrejt anëtarëve të familjes, të cilat nënkuptojnë punët e shtëpisë, pritjen e miqve, përgatitjen e ushqimeve, blerjen e ushqimeve etj.
Ky faktor shfaqet si negative më tepër për gratë në statusin e nuseve, janë ato që mund të ankohen më tepër për mundimin, lodhjen që kalojnë gjatë ditës duke u ngritur që në mëngjes, përgatisin mëngjesin për vjehrrin dhe burrin, ka raste kur u shërbejnë vjehrrave, përgatisin fëmijët për në shkollë, pastaj duhet të fillojnë nga punët e shtëpisë, të gatuajnë, të presin miq kur është e nevojshme.
Pastaj në drekë e njëjta gjë, do rregullohej shtëpia e kështu me radhë. Pra, mesa duket gjithë këto situata nuk janë aq shumë favorite për nusen, pasi të mendosh që çdo gjë mund ta bëj ajo, të duket jo e drejtë. Nuk përjashtoj edhe rastet kur vjehrrat bëjnë diçka për të ndihmuar nuset e tyre, dhe kjo është mëse normale.
Nga ana tjetër, të bërit e "punëve të shtëpisë" nga ana e nuses, për vjehrrën mund të rezultoj si një faktor që mundëson komoditet. Kush është ajo që nuk do të dëshironte të kishte dikë që ta ndihmonte, jemi vajza të reja dhe ndonjëherë ndihemi të lodhura për momentin dhe i lëmë punët, ose i lutemi mamave tona t'i bëjmë më vonë.
Ajo që dua të shtoj tjetër në lidhje me këtë faktor, është se jo gjithmonë rezulton se janë nuset ato të cilat e vuajnë dënimin e "punëve të shtëpisë". Mos harrojmë që jetojmë në një kohë me ndryshime të mëdha, dhe si rrjedhim edhe jeta familjare është pjesë e këtij ndryshimi. Vajzat e reja të cilat marrin statuset e nuseve nuk janë njëlloj me vjehrrat e tyre pasi me të drejt mund të themi se brezat ndryshojnë.
Sipas kësaj ekziston mundësia që të jenë absolutisht vjehrrat ato të cilat mund të bëjnë "punët e shtëpisë", siç e përmenda më sipër. Kjo më tepër në rastet kur nusja është e punësuar, dhe kështu rreth nëntë orë në pesë ditë të javës nusja është jashtë dyerve të shtëpisë. Tani po flas për ato raste kur nusja është e punësuar dhe nga nevojat shtëpiake, vjehrra është ajo e cila duhet të merret më tepër me angazhimet brenda. Mirëpo edhe të rrish tërë ditën maj këmbëve duke u marrë me punët e shtëpisë është e lodhshme dhe stresuese pasi individi ka nevojë edhe për qetësi.
Në një intervistë me një grua në statusin e nuses për këtë problem shprehet : " Unë jam nuse e re 27 vjeçe, jam martuar me mblesëri, pasi unë jam nga fshatrat e Lushnjes dmth prindërit ende jetojnë atje. Jam martuar e vogël, siç e kemi zakon neve që nuk vazhdojmë një shkollë të lartë.
Sapo erdha nuse e re, edhe pse isha mësuar në shtëpinë time, mësova vendet e shtëpisë, vendet e sendeve dhe objekteve, dhe si e pa punë që isha çdo gjë do më ngelej mua në dorë. Siç kuptohet unë jetoj me prindërit e bashkëshortit, kam edhe dy fëmijë të vegjël njërin në shkollë dhe tjetrin në kopësht. Ngrihem herët në mëngjes, përgatis atë, përcjell burrin dhe fëmijët në punët e tyre, pres deri sa të largohet dhe vjehrri nga shtëpia gjithmon pasi i kam shërbyer dhe atij, pastaj filloj të bëj punët e shtëpisë. Që nga ngritja e mëngjesit, larja e enëve, fshirja e shtëpisë, larja e saj, gatimi për drekë dhe punë të tjera janë punët të cilat më marrin gati tërë ditën. Pas dreke vjen momenti kur kthehen fëmijët dhe burri nga jashtë dhe përsëri jam në gadishmëri apo shërbim të tyre. Vjehrra nuk para më ndihmon në punët e shtëpisë, shoh që ajo ka më shumë kohë të lirë dhe kështu çdo pasdite me vjehrrin përkrahu shëtisin aq më tepër kur është kohë e ngrohtë. Ajo në të shumtën e rasteve nuk më ndihmon, por veç kësaj kam vënë re që dhe punët nuk di t'i bëj siç i dua unë. Prandaj ndonjëherë jam e gatshme t'i bëj më mirë vet sesa të më ndihmoj ajo. Kam pasur debate të tilla si për shembull, "po në mëngjes e lave shtëpinë moj nuse për çfarë e lan prap". Në përgjithësi më ndërhyn në mënyrën e pastrimit të shtëpisë. Jo se unë dua ta shaj sepse kam respekt për të si mamanë e bashkëshortit tim, por di të them se shpesh herë ajo bëhet shkak për pengimin e punëve që bëj unë në shtëpi. Mirë që nuk më ndihmon, por edhe më pengon në atë që bëj, ndërkohë që mendoj unë duhet ta falenderoj zotin shumë herë që ka një nuse si puna ime. Jo për të lavdëruar veten time, por kjo është një gjë që e thonë të gjithë në fisin e bashkëshortit tim".
Ndërsa një grua tjetër në statusin e vjehrrës me arsim të mesëm rreth 67 vjeçe në lidhje me këtë situatë shprehet : " Unë jetoj me nusen e djalit të vogël, kam rreth 10 vjet që jetoj me të në të njëjtën shtëpi. Për mendimin tim në çdo familje ekzistojnë debate dhe konflikte të formave të ndryshme, dhe mendoj se mund të zgjidhen edhe në një mënyrë të qetë, duke komunikuar dhe duke toleruar. Në lidhje me punët e shtëpisë më duhet të them se jam unë ajo që i bëj të shumtat, nuk është se kjo gjë më vret, pasi nusja ime është në punë, ka një dyqan në treg ku shet rroba dhe të dy me djalin merren me këtë bisnes të vogël. Deri në drekë unë jam vetëm në shtëpi, vij vërdall dhe merrem me punët e shtëpisë. Bëj mëngjesin për djalin dhe për burrin, pasi me përgatitjen e fëmijëve merret nusja, përcillen të gjithë nëpër punët e tyre, burri që del me shokët, nusja me djalin që shkojnë në punë dhe fëmijët që shkojnë në shkollë. Kur ngelem vetëm filloj të rregulloj orenditë e shtëpisë dhe përgatis drekën pasi do kthehen nga puna të lodhur. I pres kur vinë nga puna, dhe fëmijët nga shkolla, shtrohemi të hamë dhe përsëri shtëpia bëhet për t'u pastruar. E shoh që nusja është e lodhur nga puna dhe e kuptoj shumë mirë këtë gjë dhe mundohem që t'i lë punët më të lehta për të më ndihmuar. Me gjithë se më duhet të them që pasdite ajo më ndihmon shumë dhe këtë gjë nuk mundem ta mohoj. Nuk është se debatet tona kanë kaluar kufijtë, pasi dhe ajo më toleron në ndonjë moment kur unë mund të ngre zërin më shumë".
Pra nga intervistat e bëra me nuset dhe vjehrrat më rezulton se një nga shkaqet kryesore dhe më të shpeshta që mund të merrte jetë një konflikt ishin pikërisht punët e shtëpis. Për shumë vjehrra ishte mjaft e rëndësishme që nusja duhet të jetë puntore, të merret dhe të rregulloj shtëpinë, të jetë pastërtore dhe gjithmonë në gadishmëri të shtëpisë.
Ndërsa nga nuset shpesh herë dëgjoja ankesa që vjehrrat e tyre kërkonin më shumë nga ato, i urdhëronin dhe kjo gjë nuk para u pëlqente sa që shpesh herë nuset vendosnin të ngrinin zërin e tyre te bashkëshortët për t'i dhënë një zgjidhje situatës konfliktuoze.
Rastet kur nuset ishin të punësuara shihej si diçka e mirë nga ana e vjehrrave, e merrnin më lehtë dhe e justifikonin në një farë mënyre nusen e tyre pasi ajo punonte për të siguruar disa të ardhura me qëllim që të jetojnë më mirë.
II.2.2. … dhe mendësitë e ndryshme midis nuses dhe vjehrrës
Një shkak tjetër që nxiste nuset dhe vjehrrat për të hyrë në rrugën e konfliktit janë edhe diferencat që kanë nuset nga vjehrrat në mendësitë e tyre. Bie dhe unë dakort me këtë fakt pasi të dyja jetojnë në një kohë relativisht të ndryshme. Me këtë kam parasysh jetesën në breza të ndryshme që kanë bërë ato të dyja. Vjehrra është më e madhe në moshë se nusja, ndoshta ajo vjen nga një familje tradicionale ku rregullat, normat, traditat spikasin shumë në familjen e saj dhe normalisht do të donte që dhe djali i saj të krijojë një familje të tillë.
Jam deri diku dakort me këtë mendim por mos harrojmë që nga kërkimet dhe studimet që janë bërë, shoqëria është në ndryshim dhe në një zhvillim, si rezultat zhvillimi sjell edhe emancipim. Ajo që unë mendoj në lidhje me këtë situatë është se në një farë mënyre zonjës, e cila shprehu pakënaqsitë e veta i kishte munguar sidomos komunikimi në marrëdhëniet e saj me nuset. E kam të vështirë të gjykoj se kush është fajtor, por ajo që duhet të citoj është se komunikimi si aspekt del shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet nuse-vjehrrë. Nga ana tjetër mund të them gjithashtu se ndryshimi në mentalitet që ka pasur vjehrra më lart me nusen e saj ka sjell një situatë të tillë.
Sot individët e shoqërisë po rriten në kushte të tjera, më të mira dhe më lluksoze. Në qoftë se më parë familjet shqetësoheshin për gjëra të parëndësishme do të thoja unë për shembull, opinioni që do ketë komshija për gocën time, apo mendimi që do ketë një i afërm për vajzën time sa puntore është, sot nuk ndodh kështu. Individët i kushtojnë më tepër rëndësi mirqënies së tyre vetjake dhe familjare, nuk mendojnë më shumë për opinionin shoqëror. Mendësitë e brezave po ndryshojnë dhe kjo për mendimin tim është diçka pozitive.
Mendoj se para vitit 1990 kur vendi ynë ka qënë shumë i mbyllur. Studimet dhe përvoja tregon se në shoqëritë e mbyllura ka më pak hapsirë për tolerancë në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.
Mirëpo individi po nuk toleroi dhe po nuk arriti të kuptojë nuk është shumë i gatshëm të përballojë situatat jo të këndshme që mund t'i rastisin në jetë. Në rastin e marrdhënies së nuses dhe vjehrrës unë mendoj se vjehrra duhet të jetë më e prirur për ti kuptuar, të vihet ajo më shumë në pozicionin e nuses, të shfaqë atë që në psikologji dhe sociologji njihet me emrin " empati".
Në lidhje me këtë çështje një grua, në statusin e nuses 43 vjeçe me arsim të lartë shprehet : " Unë kam jetuar për disa kohë në të njëjtën çati me vjehrrin dhe vjehrrën. Jam martuar e madhe në moshë, pasi i kushtova më shumë rëndësi edukimit arsimor dhe bashkëshorti që unë mora jetonte me prindërit e tij. Mirëpo vjehrra ime hynte te ato gratë të cilat e quajnë veten zonja të shtëpisë.
Kështu që çdo gjë që ajo thoshte dhe bënte duhet të pranohej nga ne. Nuk më linte hapsira për të shfaqur realisht çfarë ndieja, çfarë doja, ose kur e kishte gabim që mund të kundërshtoja apo ta këshilloja. Madje ka pasur nja dy raste kur debatet u thelluan aq shumë sa që kjo u bë shkak që bashkëshorti im dhe unë të largoheshim në një vend tjetër. Ajo që unë kam kuptuar është se ne të dyja ndryshonim shumë në mentalitet dhe mendimet ishin të ndryshme. Mendoj një arsye është se jemi rritur dhe lindur në periudha të ndryshme kohore. Për shumë gjëra nuk binim kurrë në një mendje gjithsesi unë them që sikur ajo të ishte më e afrueshme dhe sidomos e komunikueshme konflikti mund të ishte anashkaluar. Unë mendoj se shkak kryesor në një konflikt mes nuseve dhe vjehrrave është më shumë faktori mentalitet, mendime të ndryshme apo të kundërta".
Duke iu referuar intervistës së nuses në të kuptohej qartë se shkaku kryesor në konfliktin e saj me vjehrrën ishin ndryshimet e mendësive. Nuk duhet harruar që vërtet vjehrra mund të jetë prapanike në mendime, dhe ndryshimi është më i madh në rastin e një vjehrre të pa arsimuar me një nuse të arsimuar. Nusja, aq më tepër kur ka arsim, është gjithmonë më lartë se vjehrra, më vigjilente për të kuptuar situatën dhe janë shumë në gjëndje që situatën ta rregullojnë për mirë.
II.2.3. Arsimimi
Këtu vihet re një problem tjetër, arsimi. Duke ju referuar dhe intervistave mund të them disa gjëra në lidhje me këtë çështje. Deri para 50 vitesh në shoqërinë shqiptare njerzit nuk kishin shumë mundësi për tu arsimuar, kjo pasi kushtet jetësore, ekonomike, shoqërore dhe politike pengonin arsimin e tyre. Në përgjithsi individët ishin, pothuajse të barabartë dhe si rrjedhim, meqë arsimi u mungonte, edhe vizionet e tyre ishin të ngushta për jetën. Personat të cilët ishin të arsimuar kishin një reputacion më të lartë në shoqëri, respektoheshin më tepër pasi dispononin dhe një status në shoqëri.
"….Arsimi është jetësor në hyrjen e njeriut në tregun e punës dhe shërben për të legjitimuar fitimet financiare, ai është i rëndësishëm për strategjitë e tjera për të përmirsuar kushtet e jetesës së njeriut".
Por arsimi është i rëndësishëm jo vetëm për të hyrë në tregun e punës, për të fituar të ardhura dhe të mira materiale, për të pasur mundësi më të mira jetese, për të zotëruar një status më të lartë në shoqëri, por rëndësia e tij vihet re edhe gjatë marrëdhënieve njerëzore në rastin tim, gjatë marrdhënies nuse-vjehrrë. Duke mësuar, duke lexuar, duke u shkolluar individi bëhet më i fortë, arrin të kuptojë më shumë në jetën e tij për t'i bërë ballë situatave të pakëndëshme dhe të papritura që mund të ndodhin.
Në lidhje me marrëdhëniet nuse-vjehrrë do ishte diçka pozitive që të dyja të kishin arsim të lartë.
Të dyja do kishin një komunikim më të qetë, pasi njeriu i arsimuar ndryshon shumë nga një njeri i pa arsimuar, jo për të diskriminuar por mendimtarët më të mirë, ata të cilët kanë folur dhe kanë bërë gjetje të rëndësishme për botën, lektorët e mëdhenj, shkenctarë të profileve të ndryshme etj, të gjithë kanë qënë të lexuar.
Ndoshta fola me superlativa, por mendoj se në marrdhënien nuse-vjehrrë do ishte mjaft efektive që në mos të dyja, të paktën njëra të kishte arsim dhe kulturë. Nuk përjashtoj raste që, sado të arsimuara kanë qënë, përsëri ka pasur konflikte apo debate. Konflikti është një pjesë e pashmangshme jo vetëm e shoqërisë por e të gjitha marrdhënieve midis individëve.
Unë mendoj se një vjehrrë e shkolluar do të bënte të pamundurën për të respektuar nusen më tepër se vetë nusja. Jam dakort me këtë gjë që vjehrra të jetë ajo e cila të krijojë një situatë të kënëshme për qëndrimin e nuses në shtëpi, brenda një mjedisi jo konfliktual, por harmonik dhe qetësues. Nga ana tjetër, edhe nusja duhet të përpiqet të kuptoj vjehrrën dhe ndoshta për disa situata që mund t'i duken jo të drejta ta diskutoj në veçanti me vjehrrën. Nuk ka pse të ndërhyjnë persona të tjerë kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis tyre.
Nga vëzhgimet më rezultoi se në familjet ku njëra gëzonte një status më të lartë se tjetra, në disa raste, mundësitë për konflikt midis tyre ekzistonin. Me të drejtë një nuse me shkollë ndryshon nga një vjehrrë pa arsim, dhe mospërputhjet vihen re që në mendimet e tyre që kanë për jetën, vizionin e tyre për të ardhmen. Nusja e arsimuar ka më tepër pavarsi sidomos atë ekonomike, kjo gjë ndikon në vetvlersimin që mund të ketë nusja në këtë rast. Me të drejtë apo jo është një gjë që ia lejon statusi që gëzon në shoqëri, ka një vetkontroll për jetën e saj dhe ndoshta nuk lejon që të tjerët të ndërhyjën në jetën e saj. Kjo sepse e sheh ndoshta si padrejtësi që i cënon lirinë dhe reputacionin e saj. Ndërsa një vjehrrë e pa arsimuar, nuk mund të kërkoj shumë nga vehtja.
II.2.4. Punësimi
Një aspekt tjetër që vIhet re në marrëdhënien nuse-vjehrrë është edhe puna. Sipas grafikut kuptohet shumë mirë se pjesa më e madhe e të anketuarve, pra më tepër se gjysma e tyre mendonin se të ardhurat e ndara formojnë mundësi për konflikte, kjo sepse në njëfarë mënyre të ardhurat e ndara i paraprijnë konfliktit midis çiftit, pasi humb besimi midis tyre dhe në njëfarë mënyre konflikti ka ndodhur më përpara se këto të ardhura të ndaheshin.
Është 8 për qind më e lartë pesha specifike e vjehrrave ( 66 për qind ) kundrejt nuseve ( 58 për qind ) të cilat mendojnë se të ardhurat e ndara krijojnë mundësi për konflikte. Kjo në rastin kur vjehrra dhe nusja qëndrojnë në të njëjtën shtëpi dhe nuk ka arsye që të ardhurat të ndahen, për derisa ato janë bashkë. E lartë është edhe pasha specifike e burrave ( 57 për qind ) të cilët mendonin se të ardhurat e ndara krijonin mundësi për konflikte.
Grafiku 5
Rreth 12 për qind e nuseve mendonin se të ardhurat e ndara i bëjnë bashkëshortët më të pavarur.
Ndër të tjera nuset shpreheshin se ishte diçka pozitive pasi nuk i linin bashkëshortit hapsira dhe mundësi për ti nënshtruar ato, ose për t'i kujtuar se gjithçka në familje ishte meritë e meshkujve.
Ndërkohë që është shumë e ulët pasha specifike e vjehrrave ( 3 për qind ) të cilat mendonin se nësë të ardhurat e ndara sillnin pavarësi atëherë liria e tepërt sidomos për nuset do të sillte konflikte bashkëshortore.
Rreth 13.5 për qind e të anketuarve binin dakort se të ardhurat e ndara ndikonin që vjehrra mos hyjë në punët e çiftit. Kështu në qoftë se të ardhurat nuk do të ishin të ndara, kjo gjë mund të Pesha specifike e të anketurve (9.5 për qind) nuk jepnin përgjigje për këtë pyetje, ndoshta nga fakti sepse ata nuk kuptonin pyetjen e përgatitur.
II.2.5. Vështirësitë ekonomike në familje
II.2.7. Xhelozitë e nuseve dhe vjehrrave
Me keqardhje të madhe më duhet të them që një nga shkaqet më të rëndomta për mua, që sillnin një konflikt ishte xhelozia, kjo vlen për të dyja si për nusen edhe për vjehrrën. Nusja shfaq xhelozi sidomos kur në familje është edhe kunata, pra nusja e vëllait të bashkëshortit. Ardhja e një nuseje të re, mund të shihet si xhelozi nga ana e nuses më të madhe në moshë, dhe kjo e fundit fillon të hyj në konflikt me vjehrrën, ndoshta edhe për përkushtimin që shfaq ndaj nuses së re, afrimin e saj.
Në lidhje me këtë gjë një nuse 52 vjeçe shprehet : " Në fillim kur u martova jetonim në një shtëpi me vjehrrit, bashkëshorti im ishte djali i madh i familjes dhe vjehrrit kishin edhe një djalë tjetër më të vogël. Fillimisht ndihesha shumë mirë në familje, më trajtonin mirë, më përkushtoheshin, por kur u martua kunati, dhe një nuse e re erdhi në shtëpi, më filloi një ndjenjë xhelozie ndaj pjestarëve sidomos vjehrrës, pasi shihja një përkushtim ndaj saj më të madh, dhe filluan të krijoheshin debatet. Më dukej vehtja si e mënjanuar, si e tepërme, dukej sikur ata donin më shumë atë, derisa unë arrita të shprehesha te vjehrra dhe vjehrri. Gjithsesi debatet nuk kanë marrë përmasa alarmante, por unë mendoj që, kjo i ndodh çdo nuseje që do ishte në pozicionin tim".
Për nuset, momenti i ardhjes së një personi tjetër në statusin e saj, mund të nxiste mundësi për konflikte. Aq më tepër kur nusja e re gëzon disa karakteristika, të cilat nusja e vjetër nuk i ka.
Këtu kam parasysh që nusja e re mund të ketë arsim të lartë prandaj shihet me një sy më të mire nga anëtarët e familjes së bashkëshortit, mund të jetë më simpatike në paraqitje, më e komunikueshme etj.
Gjithashtu ato ndjejnë xhelozi ndaj vjehrrave në lidhje me fëmijët, mënyra se si trajton fëmijët e saj dhe të nuses tjetër. Duke qënë xheloze krijon pastaj dhe konflikte ndoshta të ekzagjëruara, pasi për mua xhelozia është një ndjenjë negative te individi.
Nuk përjashtohen rastet kur vjehrra bëhet xheloze ndaj nuses, dhe bëhen xheloze sidomos kur kanë një djalë të vetëm. Kjo është e vërtet pasi dashuria që mund të krijoj një nënë për fëmijën e vet është shumë e madhe, e fiksuar ndaj tij sa që mund të krijohen situata jo të këndshme në familje. Duket sikur dashuria që ka djali për nënën ia merr nusja, duket sikur djali nuk i përkushtohet më nënës. Në një gjëndje të tillë mund të kemi një konflikt të vjehrrës dhe nuses, madje edhe me pasoja të rënda për marrdhëniet në familje. Ka pasur raste kur shkak për ndarjen e një çifti të jetë bërë xhelozia e vjehrrës ndaj nuses.
II.2.8 Jetesa në të njëjtën banesë
Një shkak tjetër që nxit konfliktë midis nuses dhe vjehrrës është edhe vendabanimi dhe jetesa në të njëjtën shtëpi. Duke pasur parasysh disa nga shkaqet e mësipërme si punët e shtëpisë, mentalitetet e ndryshme, ndryshimet në karaktere, punësimi i nuses, xhelozitë etj, vijnë si rrjedhoj e të qënit në ambiente të përbashkëta. Kështu ky bëhet faktor kryesor më pas, në nxitjen dhe të shkaqeve që përmenda më sipër. Në qoftë se nuset dhe vjehrrat nuk jetojnë në të njëjtin mjedis, atëherë edhe debatet mes tyre do ishin më të rralla.
II.2.9…. dhe anëtarë të familjes së bashkëshortit
Veç shkaqeve që unë përmenda më sipër, anëtarët e familjes gjithashtu, bëhen shkak për lindjen e një konflikti të nuseve dhe vjehrrave. Ashtu siç mund të ndihmojnë për një marrëdhënie pozitive të nuses dhe vjehrrës ( të përmendura në kapitullin e parë ), ashtu mund të nxisin që marrëdhënie e nuses dhe vjehrrës të mos funksionojë. Arsyet përse e bëjnë këtë mund të jenë nga më të ndryshmet, jo të justifikueshme, për derisa prishet një marrëdhënie që në të kundërt do të ishte tepër e vlefshme.
Nga anëtarët e familjes së bashkëshortit do të përmendja rolin e kunatave. Kunata, motra e bashkëshortit dhe kunata nusja e vëllait të bashkëshortit. Të dyja mund të rezultojnë si të dëmshme në marrëdhëniet e tyre, dhe siç thotë populli një fjalë të urtë " me qënë i thonin "kudita" jo "kunata". Këtu bëhet fjalë për ato familje ku vjehrrat kanë më shumë se një djalë dhe të paktën një vajzë.
Kunata ( motra e bashkëshortit ) është vajza e vjehrrës, përgjithësisht që vajzat janë tepër të lidhura me nënat e tyre, ndjejnë më shumë dobësi për to, kështu i ndihmojnë shumë vajzat e tyre, dhe kur e ndiejnë të nevojshme dëgjojnë dhe mendimet e tyre. Me të drejtë ose jo kunata hyn në punët familjare jo vetëm të nuses dhe nënës së saj, por ka raste dhe në çift. Kështu një fjalë negative apo një gjest i kunatës për nusen e vëllait mund të shkktoj një reaksion në familje ku të përfshihen dhe anëtarë të tjerë.
Konfliktet më të shumta midis nuseve dhe kunatave ndodhin kur kunata është në shtëpinë e bashkëshortit të nuses, pra kur jetojnë të gjithë së bashku. Kështu, kur të dyja, konfliktohen, ka mundësi që pastaj nusja të konfliktohet edhe me vjehrrën, duke qënë se nëna dëgjon më shumë vajzën dhe si gjakun e vet që e ka do ta mbrojë. Por nuk është e drejtë pasi më e humbura në këtë skenë del nusja, dhe si e vetme që ngelet do detyrohet t'i tregoj bashkëshortit të saj. Gjëndja sa vjen edhe kompikohet, derisa mund të përfshijë edhe anëtarë të tjerë si vjehrri, kunati, etj.
Kështu kunata është një urë lidhëse ose shkatërruese në marrëdhënien që do ketë nusja me vjehrrën. Shkak i konfliktit midis saj dhe nuses mund të bëhen punët e shtëpisë. Kur kunata është e pa martuar dhe jeton në shtëpinë e prindërve, normalisht që ka detyrime ndaj saj. Duhet të rregulloj shtëpinë, të bëj punët në të, apo gjellën pasi nuk mund t'i bëj të gjitha nusja. Gjithsesi mendoj se në raste të tilla ndahen punët dhe përgjegjësitë mes tyre.
Shkak tjetër për nisjen e konfliktit mund të jetë ndërhyrja në jetën personale të nuses, një mendim i thënë nga ana e kunatës mund të krijoj një reaksion jo të këndshëm, pra nusja mund të reagojë negativisht dhe situata përkeqësohet. Shkak tjetër xhelozia dhe ambiciet që kanë për njëra tjetrën, pse nusja mund të jetë më e bukur ose pse kunata mund të jetë më e bukur.
Gjithsesi kunata, është një aktor i rëndësishëm në nxitjen e konfliktit nuse-vjehrrë.
Nga ana tjetër, kemi kunatën, nusen e kunatit e cila gjithashtu mund të krijoj një situatë jo të favorshme për marrëdhënien e nuses dhe vjehrrës. Shkak gjithmonë bëhet xhelozia që kanë për njëra-tjetrën dhe mund të thurin intriga nga më të ndryshmet që të dalin vetë si më të kulluarat.
Konstatoj se sot njerëzit kanë ndryshuar shumë, nuk janë më përgjegjshëm për veprimet e tyre jo të mira dhe kështu prishen marrdhëniet e ngushta familjare.
III.2. ELEMENTE TRADICIONALE NË FAMILJE BURIM PËR
KONFLIKTE TË NUSEVE DHE VJEHRRAVE
Karakteristikat kryesore të familjes tradicionale janë :
-Jetesë e përbashkët. Pra duke ju referuar studimit të Duvall dhe intervistave, vëzhgimeve në terren mund të them që për të pasur një marrëdhënie pozitive dhe të mirë midis nuses dhe vjehrrës, duhet që çifti të jetojë vetëm, larg shtëpisë së vjehrrës dhe është më mirë kështu, për të parandaluar konfliktet dhe për të respektuar më shumë njëra -tjetrën. Ishin të paktë të anketuarit të cilët mendonin se marrëdhëniet nuse-vjehrrë nuk ndikonin në çift ose ndikonin shumë pak. Kjo më tepër në rastet kur nuset dhe vjehrrat ose ju mungonte komunikimi, pra nuk flisnin me njëra tjetrën, ose kur jetonin larg me shtëpi nga njëra tjetra.
III.3. MARRËDHËNIET NUSE-VJEHRRË DHE MARRËDHËNIET NË
ÇIFT
III.4. SA NDIKOJNË MARRËDHËNIET NUSE-VJEHRRË NË
MARRËDHËNIET E DJALIT ME NËNËN E TIJ?
Duke iu referuar vëzhgimeve përgjatë studimit më së shumti nuset shpreheshin se ndikojnë këto
III.5. MARRËDHËNIET NUSE-VJEHRRË DHE MARRËDHËNIET E NUSES ME TË AFËRMIT E BASHKËSHORTIT
Të afërmit e bashkëshortit janë të gjithë ata duke filluar nga babai, motra, vëllai edhe kushurinjtë e parë të tij. Nga vëzhgimet e studimet tim mund të them që marrëdhënia nuse-vjehrrë nuk nidikon shumë në marrëdhënien e nuses me anëtarët e familjes. Ndodh kështu pasi kjo varet më tepër nga personat që marrin pjesë në marrëdhënie, jo vetëm nga nusja dhe vjehrra. Në lidhje me këtë mund të ndodh që nusja mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me vjehrrën. Por ndodh që të ketë gjithsesi marrëdhënie pozitive me kunatin, pra vëllain e bashkëshortit, me kunatën nusen e vëllait të bashkëshortit, me kushurinjtë e parë të bashkëshortit, madje me këta ndodh të krijojë edhe një marrëdhënnie shumë të ngushtë. Ndërsa përsa i përket vjehrrit dhe kunatës, pra motrës së bashkëshortit, është diçka tjetër pasi këta janë dy personat më të afërt për vjehrrën, dhe nëse marrëdhënia nuse-vjehrrë çalon, kjo do të ndikojë disi tek vjehrri dhe kunata.
Duke iu referuar dhe përgjigjeve të anketurve, kuptojmë sa ndikojnë marrëdhëniet nuse-vjehrrë në marrëdhëniet familjare. Në përgjithësi ( 51.5 për qind ) të të anketuarve mendonin se marrëdhëniet nuse-vjehrrë ndikonin disi, në marrëdhënien e nuses me të afërmit e bashkëshortit. Ishte e lartë pesha specifike e nuseve ( 50 për qind ) të cilat mendonin se marrëdhëniet nusevjehrrë ndikonin disi pasi kjo nuk varej vetëm nga nusja, karakteri i saj por gjithashtu edhe nga sjellja e vjehrrës dhe gjithashtu e bashkëshortit. E lartë ishte dhe pesha specifike e vjehrrave të cilat mendonin se këto marrëdhënie ndikojnë disi te anëtarët e bashkëshortit pasi nuk ishte vetëm në varësi të vjehrrës por edhe të nuses, sjelljes së saj.
Është 21 për qind pesha specifike e nuseve të cilat mendojnë se marrëdhëniet nuse-vjehrrë ndikojnë pak në marrëdhëniet me të afërmit e bashkëshortit pasi ajo varej më tepër nga marrëdhënia që nuset kishin krijuar me ata. Kështu nëse nusja nuk kishte marrëdhënie të mirë me vjehrrën, nuk do të thoshte se nuk do kishte marrëdhënie të mirë edhe me kunatin ( vëllain e bashkëshortit ) ose nusen e tij.
Grafiku 8
Sipas të dhënave të anketave mund të them se nuset dhe vjehrrat me arsim të mesëm ishin të mendimit se mrrëdhëniet nuse-vjehrrë ndikojnë disi. Dhe kjo varet nga kushtet në të cilat jeton, pra vendi dhe personat që të rrethojnë. Ndërkohë nuset dhe vjehrrat me arsim të lartë ( mendonin
III.6. SA NDIKOJNË MARRËDHËNIET NUSE-VJEHRRË NË
MARRËDHËNIET E BASHKËSHORTIT ME TË AFËRMIT E NUSES
Të afërmit e nuses janë nëna, babai, motra, vëllai, dhe njerëzit e parë të afërt të saj. Më duhet të them që marrëdhënia midis bashkëshortit dhe anëtarëve të nuses do varej më së shumti nga nusja. Është ajo që e afron bashkëshortin me të afërmit e saj dhe kjo është, sa e rëndësishme, aq edhe e vërtetë. Marrëdhëniet që krijohen midis bashkëshortit dhe të afërmve të nuses janë më të mira dhe pozitive, pasi nuk jetojnë fare në të njëjtin mjedis dhe ka shumë pak gjasa, për mos të thënë aspak, që marrëdhënia të ndrydhet. Vetëm në rastet kur konflikti mund të jetë midis nuses dhe bashkëshortit, kam parasysh këtu rastet ekstreme. Duke iu referuar edhe për qindjeve nga përpunimi i anketës do të nxjerr përgjigjet e tyre në lidhje me këtë pyetje :
Grafiku 9
Sipas të dhënave, pesha specifike e të anketuarve (
III.7. KOMUNIKIMI NUSE-VJEHRRË DHE MARRËDHËNIET E NIPËRVE DHE MBESAVE ME GJYSHEN E TYRE
Nga të dhënat e studimit dhe vëzhgimet e bëra mund të themi se fëmijët janë aktorë të rëndësishëm të familjes dhe si të tillë ata ndërveprojnë në marrëdhëniet familjare. Në qoftë se do ti referohemi fëmijëve të vegjël mund të them që ata nuk kuptojnë shumë nga marrëdhëniet familjare, jetojnë në një shtëpi me anëtarë të tjerë si gjyshi, gjyshja, xhaxhai, halla etj.
Normalisht marrëdhënia që do krijohet është shumë e pastër dhe pozitive nga ana e tyre.
Gjithashtu kjo marrëdhënie është edhe më e mirë, në qoftë se nusja, në këtë rast mamaja e fëmijëve, ka një komunikim pozitv me vjehrrën e saj. Kështu fëmijët janë të lirë të krijojnë me gjyshen e tyre një marrëdhënie shumë pozitive.
Mirëpo në rastin kur komunikimi nuse-vjehrrë çalon, nuk është i qëndrueshëm, të dyja mund të bëhen shkak për lindjen e konflikteve, të cilët, do të ndikojnë shumë edhe te fëmijët, tek marrëdhënia me gjyshen e tyre. Kështu ata do jenë më të mënjanuar në komunikimin me nënën e tyre dhe shkak për këtë bëhet paqëndrueshmëria e marrëdhënies së nuses dhe vjehrrës. Se sa ndikon kjo marrëdhënie këtë do na e tregojnë përpunimi i të dhënave të pyetësorit
Grafiku 10
Nga të dhënat e të anketuarve rezulton se 53 për qind e tyre kishin rrethuar më shumë alternativën e pare, sipas së cilës komunikimi i nuses dhe vjehrrës ndikon te marrëdhënia që do ketë gjyshja me nipërit e saj. Kjo sepse nusja është nëna e fëmijëve dhe merret drejtpërdrejt me edukimin e fëmijëve. Pastaj marrëdhënia që ajo krijon me fëmijët e saj, dhe me të drejt, është më e fortë, më e sinqertë, nga ana e saj se marrëdhënia që ajo ka me vjehrrën. Kështu zënka apo debati më i vogël që do ketë me vjehrrën, do ndikoj për keq te fëmijët e saj.
Nga ana tjetër, të anketuarit mendonin se ky komunikim ndikon disi te marrëdhënia e gjyshes me fëmijët e djalit, dhe përbënin 36.3 për qind. Mendonin kështu pasi në marrëdhënien që do krijohet midis gjyshes dhe fëmijëve një ndikim të madh ka edhe bashkëshorti, pra babai i fëmijës, dhe ky si djali i vjehrrës do të mundohet që fëmijët ti afroj me nënën e tyre edhe në rastet kur mund të ketë një konflikt mes vjehrrës dhe nuses.
Ishte 9 për qind më e ulët pesha specifke e nuseve ( 47 për qind ) në krahasim me vjehrrat ( 58 për qind ), të cilat mendonin se ndikojnë shumë marrëdhëniet nuse-vjehrrë te fëmijët. Më e lartë ndërkohë ishte pesha specifike e burrave ( 64 për qind ), të cilët po ashtu binin dakort me këtë mendim. ( Giddens, A., 2004: 383 ).
Personat që mund të vuajnë gjithashtu efektet dhe pasojat e divorcit, janë edhe fëmijët. Fëmija shpesh herë nuk arrin të kuptojë arsyen e vërtetë të ndarjes së prindërve të tyre, kështu ata vuajnë shumë shpirtërisht. Gjatë kësaj kohe fëmijët përjetojnë shqetësime intensive, ata të moshës parashkollore ishin shumë të trembur, ndërsa fëmijë më të rritur kuptonin motivet e ndarjes por shqetësoheshin për ndikimin në të ardhmen e tyre. ( Giddens, A, 2004: 387).
Divorci është zgjidhja ligjore e martesës, dhe përhapja e tij po bëhet në mënyrë të shpejtë. Kjo për disa arsye, ndikojnë disa faktorë që kanë të bëjnë me ndryshime më të thella sociale. Me rritjen e pavarsisë ekonomike të gruas, sot martesa është bërë një lidhje partneriteti, më pak e domosdoshme se më parë. Kjo sepse mundësitë ekonomike e bëjnë më të lehtë jetesën më vete.
Po ashtu përveç pavarësisë, një faktor tjetër është dhe vlerësimi më shumë i kënaqësive personale. ( Giddens, A, 2004: 383-384
IV.2. CILAT JANË SHKAQET KRYESORE TË DIVORCIT?
Divorci po spikat edhe tek banorët e qytetit të Lushnjes. Sipas të dhënave shkaqet kryesore që po sjellin ndarjet e çifteve janë :
IV.2.1. Tradhëtia
Në ditët e sotme jo vetëm burrat janë ata të cilët tradhëtojnë por, është rritur edhe numri i grave.
Përveç arsyes se gruaja tradhëton kur ndien mungesën dhe ngrohtësinë e bashkshortit, diçka tjetër është edhe ndjekja e serialeve latinoamerikane apo telenovelat. Kështu gratë tradhëtojnë për tiu rikthyer simpative të mëparshme, apo për t'u lidhur me partnerët e shoqeve, me shokun e punës apo edhe me persona të panjohur. Më së shumti kjo ndodh kur bashkëshortët jetojnë larg njëritjetrit, dhe për tu ngushëlluar vendosin të bëjnë gjëra të pahijshme dhe të pandershme. Kjo vlen jo vetëm për gruan e cila gjykohet si e pamoralshme dhe e përdalë por edhe për burrin.
Familja dhe martesa janë të shenjta, është vështir ta krijosh një dashuri dhe më pas një familje, por më shumë ta mbash atë.
IV.2.3. Punësimi i gruas
Sot gjithnjë e më tepër gratë po bëhen edhe më të pavarura, sidomos ekonomikisht. Kur ajo është e punësuar merr të ardhura, që i konsumon jo vetëm për vete, por edhe për të gjithë anëtarët e saj. Në rastet kur mes një çifti ndryshon pozicioni ekonomik dmth gruaja paguhet më tepër se burri, shihet si një faktor negative pikërisht pasi mund të çoj në ndarje të tyre.
Nga ana tjetër gratë po kërkojnë më tepër për jetën e e tyre, kështu karriera vihet shpesh herë në plan të parë duke lënë mënjanë detyrimet shtëpiake, mirëpo kjo gjë bëhet shkak për lindjen e konfliktit dhe nusja e ka më të lehtë për t'u divorcuar nga bashkëshorti, përderisa ekonomikisht është e pavarur. Jo vetëm kaq, por gratë sot e kanë më të lehtë për të jetuar vetëm, për të mbajtur dhe rritur fëmijët e tyre vetëm se sa në krah të një bashkëshorti që bëhet xheloz dhe nuk kupton se çfarë nevojash ka femra, sidomos nevoja për të qenë e realizuar në jetë. Po ashtu dëshira për të qënë një nënë e përkushtuar ndaj fëmijës së saj vjen më shumë në plan të parë, të qënit nënë është dhuntia më e madhe për femrën.
IV.2.4. Emigrimi
Me rënien e regjimit socialist totalitar dhe hapjen e kufijve, emigracioni si fenomen mori përmasa të gjera. Edhe sot vazhdon ende të ekzistoj ndonëse, është ulur disi largimi i njerezve, pasi shumë vende pune janë hapur bisnese private. Gjithsesi emigrimi, sidomos i burrave, është bërë shkak për ndarjen e cifteve. Mjaft burra martohen dhe harrojnë që kanë lënë gruan me familjen.
Me emancipimin e shoqërisë dhe ndryshimin e mentalitetit gratë vendosin që të rrinë edhe vetëm. Kjo vërehet më tepër tek çiftet e rinj, nuset e reja e shohin më të vështirë bashkjetesën me prindërit e bashkshortit dhe në mungesë të tij. Ndoshta opinion i njerëzve mund të vrasi për shkakun e divorcit, por që gjithsesi është llogjike sidomos në kohët e sotme, është e pamundur që çiftet të jetojnë larg njeri-tjetrit, pasi dhe shoqëria është emancipuar më shumë. Njerëzit sot nuk po jetojnë për të tjerët si kundër mund të ndoshte edhe më përpara, por për kënaqësi të vetën dhe të familjes së tyre të vogël.
IV.2.5. Xhelozia
Në kohët e sotme me zhvillimin e shoqërisë, me ndryshimin e shumë prej marrëdhënieve shoqërore, duke përfshirë edhe ato familjare konkretisht marrëdhëniet në çift, të dy bashkshortët janë xheloz për njeritjetrin, dhe xhelozia e tepruar në rradhët e popullsisë së Lushnjes është bërë shkak për divorcimin e jo pak çifteve. Kjo po spikat së tepërmi kohët e fundit dhe shpesh herë xhelozia e sëmurë të shpie në rrugë të gabuara. Duke pasur parasysh këto të dhëna natyrshmë lindte pyetja : Cili faktor ndikon më shumë në divorcimin e çifteve ? Për këtë na ndihmojnë shumë dhe të anketuarit e studimit tim. Grafiku i mëposhtëm do të na tregoj një situatë të përgjithshmetë anketuarve nuse, vjehrra dhe burra.
Grafiku 14
Nga të dhënat kuptohet se ( 42 për qind ) e të anketuarve rrethonin alternativën e dytë sipas së cilës faktori që ndikon më shumë në divorcimin e çiftit ishin konfliktet ndërmjet bashkëshortëve.
Kjo është e vërtetë jo vetëm nga të dhënat, por sidomos edhe nga intervistat që kam realizuar me nuset, në veçanti. Të tre kategoritë e të anketuarve, konkretisht, nusja ( 42 për qind ), vjehrra ( 41 për qind ) dhe burri ( 57 për qind ) mendonin se konfliktet burrëgrua është një shkak kryesor për t'u divorcuar më shumë se asnjë shkak tjetër. Në ditët e sotme kanë ndryshuar shumë marrëdhëniet midis çiftit, në qoftë se më parë çiftet i drejtoheshin gjykatave për zgjidhjen e martesës, shumë rrallë vetëm në raste ekstreme, sot po vihet re një tendencë që çiftet e kanë më të lehtë të rrinë pa njëri-tjetrin, se sa me njëri-tjetrin dhe tu nxihet jeta. Kështu shpreheshin në përgjithësi të anketuarit. Një shifër e vogël 11.8 për qind, e të anketuarve mendonin se faktor tjetër është edhe papunësia e bashkëshortit. Bashkëshorti është burimi kryesor për të ardhurat sidomos në familjet mesatare dhe të varfëra, pasi dhe mundësitë në Lushnje për të punuar janë të vogla për burrat jo më për gratë. Prandaj sipas kësaj llogjike në qoftë se nuk punon as burri, familja, dhe marrëdhënia në çift ka shumë gjasa që të prishen ekuilibrat e tyre.
Papunësia e nuses dhe konfliktet ndërmjet kunatave, kishin një përqindje insinjifikate, domethënë të papërfillshme, për tu marrë në konsideratë konkretisht 0.8 për qind . Ndërkohë që konfliktet nuse-vjehrrë 1.3, për qind por që gjithsesi është një shifër jo domethënëse për tu marrë për bazë.
Rreth 8.5 për qind e të anketuarve rrethonin alternativën e shtatë ( diçka tjetër ), dhe këtu të anketuarit do të jepnin mëndimin e tyre, se kush mund të ishte një tjetër alternativë që sillte divorcimin e çifteve. Kështu ndër këta kishte prej të anketuarve që arsyetonin se ndarja mund të vinte si pasojë e "veseve të këqija sidomos të bashkëshortit" si alkoli ose kumari, vese shumë të këqija që arrinin të prishnin ekuilibrat e shtëpisë. Siç thotë populli një fjalë të urtë " pijanecit i hap rrugë dhe budallai " dhe " kumarxhiu kur vjen puna shet shtëpinë dhe gruan". Jo vetëm kjo por të anketuar të tjerë argumentonin se një faktor tjetër për ndarjen dhe divorcimin e çifteve ishte edhe sëmundja e njërit prej partnerëve, në rast aksidenti ku mund të mbetesh i paralizuar.
Vetëm ( 0.5 pë qind ) e të anketuarve kishin rrethuar alternativën e fundit nuk e di ose pa përgjigje, ndoshta sepse nuk donte të komentonte ose sepse mendonte që të gjitha nga pak mund të krijonin mundësi për divorcimin e çiftit.
IV.3. NDIKIMI I KONFLIKTEVE NUSE-VJEHRRË NË DINAMIKËN E DIVORCEVE
Në pyetësorin e përgatitur për studim pyetja e fundit ishte për të kuptuar edhe një herë se sa ndikonte konflikti nusevjehrrë në marrëdhënien e çiftit, dhe a shpinte konflikti nuse-vjehrrë në divorcimin e tyre? Për të kuptuar këtë gjë mund ti referohemi edhe grafikut të mëposhtëm dhe interpretimit të përqindjeve, të të anketuarve. Alternativa me përqindje më të larta për këtë pyetje është ajo e treta, për të cilën e kanë rrethuar ( 42.3 për qind ) e të anketuarve, të cilët mendonin se konflikti nuse-vjehrrë ndikon pak në divorcimin e çifteve. Sipas kësaj llogjike shumica e të anketuarve mendonin se nuk ishte shumë i rëndësishëm konflikti i nuseve dhe vjehrrave se sa konflikti i bashkëshortëve, vjehrra normalisht që në konfliktin e çiftit do të mbroj djalin e vet, mund t'i flasi djalit për keq, por që gjithsesi në fund është ai që vendos. Ishte e lartë pesha specifike e nuseve ( 40 për qind ) të cilat binin dakort me këtë alternative, dhe ( 54 për qind ) e vjehrrave të cilat binin dakort me këtë alternativë. Po të shohim me kujdes do të vëmë re një ndryshim të madh të nuseve dhe vjehrrave, vjehrrat janë ato qtë cilat mendojnë më shumë që marrëdhëniet nuse-vjehrrë ndikojnë pak në marrëdhëniet ne çift.
Kjo është diçka shumë e mirë, pasi nga këto të dhëna rezulton se konfliktet midis bashkëshortëve nuk vinë si pasojë e konflikteve nuse-vjehrrë.
Rreth 25.8 për qind e të anketuarve në total mendonin se konfliktet nuse-vjehrrë, ndikojnë në njëfarë mënyre, për zgjidhjen e martesës të bashkëshortëve. Nga këto të dhëna duket sikur nuset jamë shumë të predispozuara të mendojnë për keq më shumë se vjehrrat e tyre.
Duke iu referuar të dhënave të të anketuarve dhe intervistave, sidomos ajo me një juriste arrij në përfundimin se divorci nuk vinte si shkak i konflikteve të nuseve dhe vjehrrave, pasi varej më tepër nga konfliktet e bashkëshortëve dhe nga gjëndja e tyre e të ardhurave.
V Përfundime
Marrëdhëniet e nuseve dhe vjehrrave janë mëse të rëndësishme në një familje. Që të ketë harmoni familjare për marrëdhënien e nuseve dhe vjehrra së pari duhet të ekzistoj një komunikim shumë i mirë midis të dyjave. Ai ishte shumë i domosdoshëm për harmoninë familjare, për harmoninë në midis çifteve dhe patjetër për harmoninë e një marrëdhënie nuse-vjehrrë.
Komunikimi është çelës kyç për të gjitha marrëdhëniet shoqërore.
Në komunikimin pozitiv midis nuses dhe vjehrrës, aktori më kryesor që do të mundësonte këtë ishte bashkëshorti i nuses dhe djali i vjehrrës. Kjo sepse bashkëshorti është ndërmjetësi më i mirë, ai njeh mire nënën e tij dhe nusen. Ai i di shumë mirë nevojat dhe kërkesat e të dyjave dhe me anë të komunikimit njerëzor ai realizon siç duhet, një marrëdhënie pozitive mes dy personave që ai i do më shumë.
Arsimi i pajis njerëzit me kulturë dhe dije, jo vetëm kaq, por nuset dhe vjehrrat jo vetëm ngrihen në status por edhe krijohet një marrëdhënie pozitive midis të dyjave. Por për të arritur këtë një sërë pengesash dalin që nuk i lejojnë ato të kenë një marrëdhënie pozitive dhe konstante, pa debate dhe pa xhelozira. Kryesisht mentaliteti tradicional dhe ndryshimet e karakterve të nuseve dhe grave, vendbanimet e ndryshme ku janë rritur, mundësitë ekonomike, statusi i ulët në shoqëri. Nuset dhe vjehrrat përballen me to e mbi të gjitha, ka shumë të tilla të cilat arsimohen dhe kulturohen. Siç e kam theksuar edhe në studim arsimi është i rëndësishëm që nuset dhe vjehrrat për të shpëtuar nga debatet dhe konfliktet e forta nuse-vjehrrë.
Konfliktet janë një faktor dhe i rëndësishëm në shoqëri pasi njerëzit mësojnë se si ti zgjidhin ato, aq edhe i dëmshëm. Në rastin e nuseve dhe vjehrrave lushnjare shpesh herë konflikti ka treguar anët negative të tij, duke bërë që nuset dhe vjehrrat të mos jenë të afta të kuptojnë njëra-tjetrën dhe të ndihmojnë secilën. Shkaqet e konflikteve ishin nga më të ndryshmet dhe rëndom më duhet të pohoj që " punët e shtëpisë " ishte më kryesori që dëmtonte shumë marrëdhënien e tyre.
Një shkak tjetër që sillte prishje të komunikimit midis nuseve dhe vjehrrave ishin paragjykimet dhe diferencat në karaktere si dhe në mentalitete. Nuset tani rriten në një kohë tjetër nga vjehrrat, nuk ndjnë të njëjtat opinione me njëra-tjetrën dhe këto keq kuptime shpesh herë bëheshin shkak për prishjen e ekuilibrave të marrëdhënies së tyre. Po ashtu vjehrrat kanë një moshë më të vjetër dhe shpesh herë nuset nuk e merrnin parasysh këtë gjë, respekti sipas tyre duhet të ishtë i ndërsjelltë, pra, nëse nusja e respektonte vjehrrën, edhe vjehrra duhet të bënte po të njëjtën gjë.
Po ashtu dhe nuset vijnë nga një vend tjetër dhe shtëpia e bashkëshortit dukej shumë e huaj, si të tillë e kishin shumë të vështirë që të përshtateshin. Prandaj shpesh herë nuset e reja bindnin bashkëshortët për të jetuar larg njerëzve të bashkëshortit, duke i respektuar më shumë.
Sot nuset mundohet të zgjedhin alternativën më të mirë, gjithmonë nëse kjo është e mundëshme, vendosnin me bashkëshortin të largoheshin nga familja e prindërve të tij nëse ndodhte një konflikt. Ndërkohë që vjehrrat ishin ato më të lënduarat, pasi përveç se kishin humbur një nuse që mund ta ndihmonte, po ashtu kishin humbur në veçanti djalin e tyre.
Për sa i përket divorcit më duhet të them që jam shumë e lumtur që shkak nuk bëheshin konfliktet nuse-vjehrrë, por thjesht konfliktet e dy bashkëshortëve. Kjo sepse sot shoqëria ka ndryshuar, njerëzit po ashtu janë bërë më individualista nuk mendojnë për të tjerët dhe u mungon së tepërmi empatia " të vihesh në pozicionin e tjetrit dhe ta kuptosh atë ". Këto nuk po spikasin më jo vetëm te nuset dhe vjehrrat lushnjare por edhe te meshkujt, duke ndryshuar së shumti shpirtin pozitv të individëve. Ka një numër të lartë familjesh të cilat divorcohen si shkak kryesor është mos përputhje karakteresh. Jo vetëm kjo por tradhëtia, gjithashtu, ka marrë përmasa të mëdha tek nuset dhe burrat lushnjar.
Më duhet të pranoj që gjithsesi nuk janë hedhur poshtë ende, marrëdhëniet e tyre, duke thënë se marrëdhëniet nuse-vjehrrë ishin shumë të rëndësishme tek vjehrrat dhe burrat lushnjar. Fillimisht në vëzhgimin e parë mendova se nuk do ekzistonte shumë pozitivitet në këtë marrëdhënie, thjesht nga të dëgjuarit e përrditshëm dhe nga të lexuarit e ndonjë lajmi " nusja dhe vjehrra të përbetuara " etj. Jo vetëm kaq por në Lushnje ende ka shumë familje që ecin me normat dhe traditat e dikurshme, këto i kanë ruajtuar dhe sidomos vjehrrat bëjnë të pamundurën që tua trasmetojnë edhe nuseve.
Marrëdhëniet nuse-vjehrrë ishin të rëndësishme edhe në marrëdhëniet e çiftit, në marrëdhëniet që do kishte gjyshja me nipërit dhe nuk ishte e rëndësishme tek marrëdhënia e bashkëshortit me të afërmit e nuses. Kjo më tepër sepse të afërmit e nuses nuk shfaqeshin si faktor në konfliktin apo rregullimin e marrëdhënies nuse-vjehrrë. Më tepër ata të cilët shfaqeshin ishin anëtarët e familjes së bashkëshortit si kunata, vjehrri dhe pa harruar protagonisten e studimit vjehrra.
Për sa i përket punësimit u vu re një kontraditë të madhe, sipas të dhënave të aketave rezulton vjehrrat nuk kishin ndonjëfarë konflikti në rastin kur nusja ishte e punësuar, pra vjehrrat e pranonin me shumë dashamirësi faktin se nusja e tyre punonte, sillte të ardhura, ndërsa në raste të veçanta, kishte shumë vjehrra që gjithashtu ankoheshin për nuset e tyre që nuk bënin asgjë në shtëpi. Kështu vihet re se ndër banorët e Lushnjes, nga njëra anë, vjehrrat shprehnin mendime pozitive ndaj nuseve por nga ana tjetër, realiteti tregonte tjetër gjë. Prandaj shpesh herë vjehrrat justifikohen më tepër se gjejnë zgjidhje për marrëdhënien e tyre me nuset.
Një kontraditë tjetër që vihet re në studim është se, gjatë anketimit, nuset shpreheshin si shumë dashamirëse ndaj vjehrrave, tregonin për rëndësisnë e marrëdhënies së tyre në familje, por ndërkohë që realiteti tregonte se ato ankoheshin se vjehrra kishte huqe, se nuk i bënte punët e shtëpisë, se nuk i mbante fëmijët, se kur vinin nga puna ishin të gjitha punët e pa bëra, etj.
Ajo që vihet re tek nuset dhe vjehrrat lushnjare është se ndoshta kur anketoja, kishte shumë raste kur të dyja ishin të pranishme, dhe shpreheshin në një mënyrë të butë për njëra-tjetrën, ndërkoh që në çdo intervistë që kam realizuar ka qënë nusja ose vjehrra vetëm me mua, dhe duke kuptuar që gjithçka është anonime shpreheshin me ndrojtje.
VI
Literatura kryesore
British Journal of Guidance & Counselling, 1994
Communications in Statistics - Theory and Methods, 2009
The Lower Volga Archaeological Bulletin / Нижневолжский археологический вестник, 2024
Environmental Technology Reviews, 2014
TEM Journal Vol.2, No.3, 2013
An essay based on the culminating lecture of a symposium entitled “Uses and Abuses of Thoreau at 200” held at the Department of Literature, History of Ideas, and Religion of the University of Gothenburg in Sweden., 2018
Journal of Agricultural and Food Chemistry, 1998
Journal of Computational Chemistry, 2005
Atherosclerosis, 1983
Current Eye Research, 2017
From the Mountain to the Coast: Jerusaleem and Ramla, 2025
Human Ecology, 2007
Plant Systematics and Evolution, 2017
2012 1st International Symposium on Physics and Technology of Sensors (ISPTS-1), 2012