Pinned
god forbid something happens at least this blog's a smash⚡
Sante m’mungon ifije ma shum se net tjera.
N’fakt shum ma shum.
S’kam qesh ma me shpirt qysh se ke ik e m’ke lan.
Hala flas me ty sikur t’kam afer.
Hala t’them “Naten e mir shpirti jem, flesh rehat” pernat.
Vec njashtu m’xen gjumi.
Vecse tesh e shkruj por nuk ta nisi.
Nuk mundem.
….
Sa shum kisha dasht me e kthy kohen mrapa.
Mos t’me kishe shkatrru n’kyt mnyr.
Ndoshta s’asht dasht me t’kthy mesazhin at nat e as me dal me ty n’at takim.
Por kur e mendoj ti prap do tmkishe mungu tan’ jeten mos t’kisha njoft.
Te ti kam gjet qetsi.
Ti m’ke kerku sa her kam mungu e m’ke ardh mrapa sa her kam dasht me ba a thu se jam tu u largu po un prej tejet s’kisha mujt kurr me ik.
Hala skam ik.
Ti mke dhan t’shtymen e mke hedh aqe lerg, e un kam met 1 cep t’qytetit tu prit se noshta Zoti ka me ta tregu rrugen me ardh me m’gjet prap.
Me m’prit 1 dit kur n’rrug t’kaloj me m’pa syt a me m’ni edhe iher zanin.
Mu hala m’ngrihet gjaku sa her shof diken me tipare t’ngjasheme me ty.
Jo tiparet tuja se syt e buzqeshjen tane s’mundet me i perngja askush.
Ato sy qe i kam pa me miliona her e at’ goj qe e kam ba me qesh sa her flitsha.
T’pakten jam mundu.
Jam mundu me shiju c’do moment t’qeshunet bashk.
Po tesh po e ve re qe ndoshta asht’ dasht me qesh ma shum.
Asht dasht’ me t’puth ma shum kur kam pas mundsi e kur tmkishe pyt ta kisha kthy krejt thjesht “se du” e “se t’du”
Asht dasht me ba ma shum foto me ty qe t’kisha pas ma shum kujtime me i puth pernat para se me fjet.
…
Mram t’kam pa n’anderr.
T’pash sikur 1 mesazh ma nise.
M’the t’kam n’mend tan’ kohen e tan’ dita m’shkoj tu ju lut zotit qe t’ket ken 1 mesazh i vertet prej tejet.
E manej u qova prej shtratit e vazhdova diten teme me 1 boshllek.
Jam tu u qu heret perdit a e din?
E cuditshme e?
Po se tash mxen gjumi shum heret.
Un vec ty tkisha qe mbashe me fol aqe shum sa me e hup sensin e ores.
Po tash qysh kur ti ike e m’le un mezi pres me shku n’shtrat, me nez at’ telefonin e vjeter e me gjet 1 foto t’tanen, me t’pa n’sy e me t’puth.
Manej mbylli syt e mundohem me imagjinu sikur nij zanin tan tu m’than “Naten Drita jeme, flesh rehat❤️ Tdu shum!
E pa ta than edhe un ty, un nuk gjej qetsi.