Bliri
Në Republikën e Shqipërisë rriten tri lloje bliri, bliri i argjendtë, bliri gjethegjerë, dhe bliri gjethevogël (bli si zemër)
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është dru që rritet deri në 25 m lartësi, është gjetherënës, me simetri të thjeshtë. Sistemin rrënjor e ka mjaft të zhvilluar. Gjethet i kanë në formë zemre, të këmbyera, me majë të gjatë e të mprehtë, me bisht të gjatë dhe anash të dhëmbëzuara. Lulet i ka në brakte, mbi një bisht të përbashkët, me ngjyrë të bardhë deri në të verdhë. Gjethet lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë (kryesisht nga Qeshori deri në Korrik). Është lloj që jeton gjatë.
Përhapja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rritet në shkurreta, pyje, në shpate dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut. Të trija llojet e blirit janë të përhapura në të gjithë vendin, si të kultivuara, kurse në gjendje të egër, rriten kryesisht në zona 300-1200m mi nivelin e detit. Bliri gjethevogël rritet kryesisht në juglindje të vendit. Klima dhe toka: Kërkon toka të pasura dhe të thella. Rritet dhe i kultivuar pothuajse kudo. Pjesët që përdoren: Blirit i përdoren lulet së bashku me braktet. Vjelja: Kryhet në Qershor-Korrik kur kanë çelur të paktën 2/3 e gonxheve.
Kërkesat teknike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vjelja bëhet me dorë ose me gërshërë, duke përdorur shkallë (nuk duhet prerë degët apo shkundur me shkop). Duhet të kihet parasysh të mos hiqen më shumë se 60-70 % e luleve. Lulet mblidhen së bashku me braktet në fillim të lulëzimit, derisa nuk ka çelur gjysma e bimës. Vjelja preferohet të bëhet gjatë kohës me diell. Mbledhja e luleve kryhet në periudhën Qershor- Korrik. Tharja bëhet në hije, duke ruajtur ngjyrën e verdhë në të gjelbër të çelur. Nuk duhet të thahen të hedhura mbi plastamas, por mbi shtroja beze. Përdoret kundër kollitjes, pengesave në rrugët e frymëmarrjes, hipertensionit, qetësimit të nervave, ftohjeve si dhe per qetesimin e dhimbjeve te kokes.