Jump to content

Kanadaja

Coordinates: 60°N 95°W / 60°N 95°W / 60; -95
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

60°N 95°W / 60°N 95°W / 60; -95

Canada
Emblema - Kanadaja
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: A mari usque ad mare
(Lat.: Nga deti në det)
Vendndodhja - Kanadaja
Vendndodhja - Kanadaja

Kanadaja është një vend ne pjesen veriore te Amerikes se Veriut. Dhjete provincat dhe tre territoret e saj shtrihen nga Oqeani Atlantik ne Paqësor dhe ne veri deri ne oqeanin Arktik, duke mbuluar 9,98 milion kilometra katror, duke e bere vendin e dyte me te madh ne bote per nga siperfaqja. Kufiri jugor i Kanadase me Shtetet e Bashkuara të Amerikës eshte kufiri me i gjate bi-nacional tokesor. Kryeqyteti eshte Otava, dhe tre metropolet më te medha jane Toronto, Vankuver dhe Montreali. Ne teresi, Kanadaja eshte pakesisht e populluar, pjesa me e madhe e siperfaqes se saj tokesore jane pyje dhe tundra. Rrjedhimisht, popullsia eshte mjaft e urbanizuar, me mbi 80% te banoreve te perqendruar ne qytete me madhesi te madhe ose te konsiderueshme, ku shumica jane prane kufirit jugor. Klima e Kanadase varion shume neper siperfaqen e saj te madhe, duke variuar nga klima arktike ne veri, ne vere te nxehte ne zonat jugore, me kater stine te vecueshme.

Popullsi te ndryshme indigjene e kane banuar ate cka sot eshte Kanadaja per mijera vite para kolonizimit europian. Ne fillim te shekullit te 16-te, ekspedita franceze dhe britanike eksploruan dhe me vone u vendosen pergjate bregut te Atlantikut. Si pasoje e konflikteve te ndryshme te armatosura, Franca hoqi dore nga te gjitha kolonite e saj ne Ameriken e Veriut me 1763. Me 1867, me bashkimin e tre kolonive amerikano-veriore britanike, nepermjet Konfederates, Kanadaja u formua si nje dominion federal i perbere nga kater provinca. Kjo nisi nje proces zgjerimi te provincave dhe territoreve dhe nje proces te rritjes se autonomise nga Britania e Madhe. Kjo autonomi ne zgjerim u vu në dukje nga Statuti i Westminsterit i vitit 1931 dhe kulminoi me Aktin e Kanadase te vitit 1982, i cili shkeputi lidhjet e varesise prej parlamentit britanik.

Kanadaja është një demokraci parlamentare dhe nje Monarki kushtetuese me Mbretin Karl III ne krye te shtetit. Vendi eshte nje territor ne Commonwealth, anetar i frankofonise dhe zyrtarisht dygjuhesh ne nje nivel federal. Renditet ne vendet me te larta ne rang nderkombetar ne matjet nderkombetare per transparencen qeveritare, lirite civile, kushtet e jeteses, lirine ekonomike dhe lirine. Është një nga vendet me multikulturore, pasoje e emigrimit te larte nga shume vende te tjera. Lidhja e gjate dhe komplekse e Kanadase me SHBA-te ka patur nje ndikim te rendesishem ne ekonominë dhe kulturen e saj.

Nje vend i zhvilluar, Kanadaja renditet e 15-ta ne bote per prodhimin e brendshem bruto (PBB nominal) per banore, gjithashtu dhe e 12-ta ne Indeksin e zhvillimit njerëzor. Ekonomia e saj e perparuar eshte e 10-ta me e madhja ne bote, duke u mbeshtetur kryesisht ne burimet e shumta natyrore dhe ne rrjetet mire-zhvilluara nderkombetare te tregtise. Kanadaja eshte pjese e disa institucioneve ose grupimeve te rendesishme nderkombetare si Organizata e Kombeve të Bashkuara, NATO, G7, G10, G20, NAFTA dhe forumin e bashkepunimit ekonomik te azi-paqesorit.

Animacion i cili tregon rriten dhe zhvillimin e provincave dhe territoreve

Ndërsa traditat e aborigjenëve ishte që banorët e hershëm kishin trashëguar pjesë te Kanada-së që nga agu i kohës, studimet e arkeologjistëve tregojnë prezencen njerëzore në veri Yukon rreth 26.000 vjet më parë, dhe në jug të Ontario rreth 9.500 vjet më para. Evropianët e parë erdhën kur Vikingët u vendosën përkohësisht në L'Anse aux Meadows pas vdekjes së Krishtit. Evropianët e ardhshëm që eksploruan bregdetin e Kanada-së Atlantike ishin John Cabot në 1497 dhe Martin Frobisher në 1576 nga Anglia, dhe Jacques Cartier në 1534 dhe Samuel de Champlain në 1603 nga Franca. Ligjet e para të përhershme europiane u themeluan nga francezët në Port Royal ne 1605 dhe Kebek në 1608, dhe nga britaniket në Newfoundland rreth 1610. Eksploruesit europian sollën sëmundjet europiane, të cilat u përhapën në mënyrë të shpejtë midis aborigjenëve, gjë e cila solli uljen e popullsisë aborigjene.

Kanadaja ka një formë qeverisjeje „Republike Federale“. Shteti eshte i perbere nga disa shtete te tjera me te vogla. Ka dhomen e Senatit dhe parlamentin. Presidenti zgjidhet nga populli. Qendra politike e saj ështe Otava.

.

Kanadaja, së bashku me Alaskën, zënë pjesën veriore të Amerikës së Veriut dhe pas Rusisë, është vendi më i madh në botë për nga sipërfaqja. Në jug dhe në veriperëndim kufizohet me SHBA dhe në tri anë laget nga deti: oqeani Paqësor në perëndim, oqeani i Ngrirë Arktik në veri dhe oqeani Atlantik në lindje.

Territori i Kanadasë mund të ndahet në tri zona. Në verilindje gjejmë zonën me male të vjetër, të sheshuar nga erozioni, e cila quhet Mburojë Kanadeze. Në zonën qendrore, përreth gjirit të Hudsonit, shtrihet zona e sheshtë e Ultësirave Qendrore. Në perëndim ngrihen vargmalet e Brigjeve dhe malet Shkëmborë.

Kanadaja është e rrethuar nga ishuj të shumtë, sidomos në veri të vendit, që shtyhen deri pranë Polit të Veriut. Në lindje, në Atlantik, ndodhet ishulli më i madh: ishulli Toka e Veriut. Në perëndim brigjet janë shkëmbore, me fjorde të thellë.

Lumenj të shumtë e përshkojnë Kanadanë, shumica derdhen në veri dhe janë të ngrirë në shumicën e kohës. San Lorenci buron nga liqeni Ontario dhe derdhet në Atlantik. Ky lumë lidh oqeanin me pesë Liqenet e Mëdhenj.

Në Kanada në veri ndodhen plot 250.000 liqene. Më kryesorët janë: Liqeni i Sipërm, Huron, Eire, Miçigan dhe Ontario, që përbëjnë, në jug, një pjesë të kufirit me SHBA.

Kanadaja ka klimë të ftohtë dhe mbulohet nga pyjet. Më të përhapur janë pisha e bardhë dhe sidomos, panja e sheqerit, simbol i njohur i vendit: gjethja e saj është edhe në flamurin kanadez. Ultësira Qendrore përbëhen nga prerí të gjera.

Sot Kanadaja është një ndër shtatë vendet më të industrializuara të botës. Zhvillimi i saj ekonomik i përket kohëve të vona dhe ka ndodhur në sajë të lidhjeve të ngushta me ekonominë e SHBA. U zgjerua sektori industrial (siderurgji dhe metalurgji) dhe industria minerare. Nëntoka e Kanadasë është e pasur me ar, argjend, hekur, nikel, amiant, uranium dhe burime energjetike (qymyr, gaz natyror dhe naftë).

Sektori industrial i teknologjisë së lartë (informatika, elektronika, bioteknologjitë, telekomunikacioni) dhe përpunimi i drurit ka bërë përparime të mëdha. Kanadaja prodhon 30 % të letrës që përdorin gazetat në të gjithë botën. Vetëm një pjesë fare e vogël e tokës (rreth 10 %) përdoret nga bujqësia. Mbillet gruri (prodhues kryesor në botë), elbi dhe tërshëra. Kanadaja, Meksika dhe SHBA kanë krijuar NAFTA-n (North American Free Trade Agreement), një bashkim që i ka forcuar marrëdhëniet e tyre tregtare.

Lëvizja e popullsisë së Kanadasë

Kanadaja banohet thuajse tërësisht nga popullsia e bardhë, e formuar nga pasardhësit e kolonizatorëve evropianë. Sot, mbi 60 % e popullsisë flet anglisht, rreth 24 % frëngjisht (Kubek). Grupe të tjera përbëhen nga italianë, gjermanë dhe holandezë. Kohët e fundit janë shpërngulur edhe shumë shqiptarë. Niveli i jetesës së kanadezëve është shumë i lartë dhe janë mjaft të zhvilluara shërbimet sociale. Popullsia e dikurshme vendase, lëkurëkuqtë dhe eskimezët, jetojnë të mënjanuar dhe përbëjnë 0,5 milionë banorë. Rajoni lindor, sidomos zona e Liqeneve të Mëdhenj në kufi me SHBA është pjesa më e populluar e Kanadasë, ku ndodhen edhe qytetet më të rëndësishme. Në pjesën tjetër të vendit, zona të gjera janë pak të ose aspak të populluara. Qyetet kryesore janë: Otava (900.000 banorë) kryeqyteti federal, Montreal (1.700.000 banorë), Toronto (2.700.000 banorë) dhe Vankuver (600.000 banorë).

Kanada është një vend mërgimtarësh (emigrantëve) dhe kultura e saj është një mikro mozaik i kulturës botërore. Në këtë mozaik kanadez edhe kultura e krijuar mbi themelet shqiptare ka arritur të zhvillohet në një shkallë organizimi shoqërorë në bashkësi kulturore. Për zhvillimin e më tutjeshëm të kësaj kultre përkujdesen organizata e bashkësi të ndryshme shoqërore shqiptare dhe kandeze që në gjirin e vetë kanë shqiptarë dhe fëmijt e tyre me shtetësi kanadeze dhe pjestarë tjerë të kësaj shtetësie.

Si elemente të kësaj kulture është edhe shkolla shqipe Nënë Tereza në Montreal, themelar më 19 janar 2002 nga Bashkësia Shqiptare e Kubekut ne Montreal

  • Gjuha

Kanadaja ka dy gjuhë zyrtare, anglishten dhe frengjishten, prej 59,7 % dhe 23,2 % e popullsisë perkatësisht. Kjo e bën Kanadanë një shtet bilingual.

  • Himni kanadez

O Kanada! Shtëpia jonë dhe toka native! Dashuri e vërtetë patriote në të gjithë bijtë e tu komando.

Me zemra të ndezura të shohim ty të rritur, Veriu i vërtetë i fortë dhe i lirë!

Nga larg dhe gjatë, O Kanada, ne qëndrojmë në roje për ty.

Zot mbaje tokën tonë të lavdishme dhe të lirë! O Kanada ne qëndrojmë në roje për ty.

O Kanada ne qëndrojmë në roje për ty.

Telekomunikacioni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kanadaja ka disa rrjete celularësh dhe ka numër të madh përdoruesish interneti. Rreth 60% e popullsisë përdor internetin në shtëpi, punë dhe në shkolla.

Në Kanada ka disa lloje transportesh. Ndër kryesoret janë transporti urban, me tren apo me biçikletë. Shumica e kanadezëve preferojnë të udhëtojnë me biçikleta ose në këmbë.

Nese perdorni transport publik ju duhet të blini një biletë ose një kalim tranziti për të hipur në transportin publik në Kanada. Lejet e tranzitit ofrojnë akses të pakufizuar në transportin publik për një periudhë të caktuar (një muaj ose më shumë).[1]

Në Kanada ka ushtri të specializuar për misione paqeruajtese. Kanadaja është vend i NATO dhe kontribon në të. Ushtria e saj ka rreth 68.000 ushtarë, ndër to edhe femra. Mosha e ushtarëve varion nga 17-70 vjeç.

Kanadaja njihet si vend me klimë kontinentale të ftohtë dhe polare në veri. Në pushime malore ata përdorin ski apo skejtbord dhe bëjnë gara. Pushimet malore janë kryesoret në vend. Por ka edhe pushime bregdetare.

 Commons: Kanadaja – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Shoqatat tjera, kulturore shqiptare në Kanadë

Faqe informative

  1. ^ Asylum Links[lidhje e vdekur]