Kontrasti
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky Te dhënat janë marre nga një burim dhe ai burim nuk është cekur. nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kontrasti vjen nga frëngjishtja contraste : ndryshim i madh, kundërshti. Kontrasti ndërtohet duke vene përballe në mënyre te theksuar dy karaktere njerëzore, dy sende a dukuri, por duke kundërvene figura a tablo te tera, jo ane ane te veçanta, si te antiteza.
Kontrasti tregon një kundërshti te fuqishme, një skajshmëri te dyfishte. Ajo që i jep fuqi me te madhe kontrastit është se figurat vihen afër njëra-tjetrës. Midis antitezës dhe kontrastit nuk ka kufij te prere.
Për shembull :
Në romanin në vargje te Aleksander Pushkinit - Eugjen Onjegin, heroit kryesor Onjeginit, që është i matur e gjakftohte, i vihet përballe një shok gjaknxehte e shume i rrëmbyer siç është Lenski.
Ja një shembull kontrasti nga letërsia shqiptare :
- Kur nenat tona halleshumta
- mbështetnin kokat sipër trungut,
- ajo porosiste në vende te huaja
- kolltukë te modës me te fundit.
- Kur nenat tona stomak boshe
- punonin njëzet ore në dite,
- ajo urdhëronte një shërbëtore
- ta krihte me krehër te florinjte.
- (Ndoc Gjetja - Kontrast)
Për te dyja strofat, dy vargjet e para janë në kontrast me vargun e trete e te katërt.