Lockheed Martin F-35 Lightning II
F-35 Lightning II | |
---|---|
Type | Avion luftarak shumërolësh i padallueshëm nga radarët |
Place of origin | SHBA |
Service history | |
In service | mbas 2016 |
Used by | Forcat Ajrore të SHBA Forcat Ajrore Mbretërore |
Production history | |
Designer | Lockheed Martin |
Designed | 2001 - në zhvillim |
Manufacturer | Lockheed Martin Aeronautics |
Unit cost | F-35A: US$154 milion F-35B: US$237.7M F-35C: US$236.8M |
Produced | 2006 - sot |
No. built | 63 |
Lockheed Martin F-35 Lightning II është një familje e avionëve luftarak me një ulëse, një motor dhe me shumë role e brezit të pestë në zhvillim për të kryer sulme në tokë, zbulim dhe misione të mbrojtjes ajrore me aftësi të qëndroj i fshehtë. F-35 ka tre modele kryesore: F-35A është një variant me ngritje dhe ulje konvencionale, F-35B është variant me ngritje të shkurtër dhe ulje vertikale, dhe F-35C është një variant për aeroplanëmbajtëse.
F-35 është zhvilluar nga X-35, produkt i programit Joint Strike Fighter (JSF). Zhvillimi i JSF-së është duke u financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera partnere sigurojnë fonde shtesë. Shtetet partnere janë ose anëtare të NATO-s ose aleatë të ngushtë të SHBA-së. Ajo është duke u projektuar dhe ndërtuar nga një ekip i industrisë ajrore të udhëhequr nga Lockheed Martin. F-35 bëri fluturimin e tij të parë më 15 dhjetor 2006.
Shtetet e Bashkuara ka në plan për të blerë një total prej 2.443 aeroplanëve për të siguruar shumicën e forcës së saj taktike ajrore për Forcat Ajrore Amerikane, Korpusit të Marinës dhe Flotës Detare gjatë dekadave të ardhshme. Mbretëria e Bashkuar, Italia, Holanda, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Danimarka, Turqia, Izraeli dhe Japonia janë pjesë e programit të zhvillimit dhe mund të pajisin shërbimet e tyre ajrore me F-35.
Specifikimet e (F-35A)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karakteristikat e përgjithshme
- Ekuipazhi: 1
- Gjatësia: 15.67 m (51.4 ft)
- Hapja e krahëve: 10.7 m (35 ft)
- Lartësia: 4.33 m (14.2 ft)
- Siperfaqja e krahëve: 42.7 m² (460 ft²)
- Pesha pa ngarkesë: 13,300 kg (29,300 lb)
- Pesha me ngarkesë: 22,470 kg (49,540 lb)
- Pesha e ngritjes: 31,800 kg (70,000 lb)
- Motorri i avionit: 1 × Pratt & Whitney F135 turbofan me pasdjedgie
- Shtytja e thatë: 125 kN (28,000 lbf)
- Shtytja me pasdjegie: 191 kN (43,000 lbf)
- Kapaciteti i brendshëm i karburantit: 8,382 kg
Performanca
- Shpejtësia maksimale: Mak 1.6+ (1,200 mph, 1,930 km/h) (Testuar në Mak 1.61)
- Rrezja: 2,220 km (1,200 nmi) me depozita të brendshme karburanti
- Rrezja e luftimit: 1,080 km (584 nmi) depozita të brendshme karburanti
- Lartësia maksimale e fluturimit: 18,288 m (60,000 ft) (Testuar në 13,100 m)
- Shpejtësia e ngritjes(në lartësi): Informacion i Rezervuar në SHBA Sekret shtetëror (nuk dihet në publik)
- Ngarkesa e krahëve: 446 kg/m²; 526 kg/m2 i ngarkuar (91.4 lb/ft²)
- Raporti shtytje/peshë:
- Me 100% karburant: 0.87
- Me 50% karburant: 1.07
- Limiti-g: 9 g
Armatimi
- Topa: 1 × Top 25 mm automatik me 4 gryka në rreth, i montuar në brendësi me 180 goditje
- Pika të forta: 6 × pika në krahë me kapacitet 6,800 kg dhe mundësi për të mbajtur:
- Raketa:
- Raketa ajër-ajër:
- AIM-120 AMRAAM
- AIM-9X Sidewinder
- IRIS-T
- MBDA Meteor (Kërkohen fonde të mëtejshme)
- JDRADM (pas 2020)
- Raketa ajër-tokë:
- Raketa ajër-det:
- Raketa ajër-ajër:
- Bomba:
- Raketa:
Sistemet elektronike
- Northrop Grumman Electronic Systems AN/APG-81 AESA radari
- Northrop Grumman Electronic Systems AN/AAQ-37 Distributed Aperture System (DAS) sistemi i lajmërimit të raketave
- BAE Systems AN/ASQ-239 (Barracuda) sistemi i luftës elektronike
- Harris Corporation Multifunction Advanced Data Link (MADL) sistemi i komunikimit
F-35A CTOL (Ulje vetëm në pistë të drejtë) |
F-35B STOVL (Ulje në pistë vertikalisht) |
F-35C CATOBAR (Projektuar për aeroplanmbajtëse) | |
---|---|---|---|
Gjatësia | 15.7 m | 15.6 m | 15.7 m |
Hapja e krahëve | 10.7 m | 10.7 m | 13.1 m |
Sipërfaqja e krahëve | 42.7 m² | 42.7 m² | 62.1 m² |
Pesha bosh | 13,300 kg | 14,700 kg | 15,800 kg |
Karburanti i brendshëm | 8,280 kg | 6,125 kg | 8,860 kg |
Peshsa maksimale e ngritjes | 31,800 kg | 27,300 kg | 31,800 kg |
Rrezja e veprimit | 2,220 km | 1,670 km | 2,520 km |
Rrezja e luftimit me karburant të brendshëm |
1,082 km | 869 km | 1,141 km |
Shtytje/peshë • 100% karburant: • 50% karburant: |
0.87 1.07 |
0.90 1.04 |
0.75 0.91 |