Rendi i përbërë
Rendi i përbërë është një përzierje që kombinon spërdredhjen e kapitelit të rendit jonik me gjethnajën e akantusit të rendit korintik.[1] Në shumë versione, spërdredhjet e rendit të përbërë janë më të mëdha, megjithëse përgjithësisht ka dhe disa zbukurime të vendosura në qendër midis spërdredhjeve. Kolona e rendit të përbërë është tipikisht dhjetë diametra e lartë, megjithëse si me të gjithë rendet e tjerë mund të rregullohej nga arkitekti për ndërtesa të veçanta. Rendi i përbërë është thelbësisht i trajtuar si Rendi korintik përveç kapitelit, pa diferenca të rëndësishme mbi ose poshtë kapitelit. Rendi i përbërë nuk haset në Arkitekturën greke dhe deri në Rilindje nuk renditej mes rendeve të veçanta. Ai konsiderohej si një formë e Romës perandorake e rendit korintik. Megjithëse Harku i Titusit, në forumin romak i ndërtuar në vitin 82 të e.s., ndonjëherë përmendet si shembulli i parë i shquar i mbijetuar i një rendi të përbërë, rendi me gjasa u krijua "pak para mbretërimit të Augustusit dhe me siguri u zhvillua plotësisht para vdekjes së tij, koha kur versioni romak i rendit korintik po stabilizohej".[1] Me rendin tuskan, një version i thjeshtëzuar i rendit dorik, që gjendet gjithashtu në Arkitekturën romake por nuk përfshihet nga Vitruvi në tre rendet e tij, rendi i përbërë u shtua nga teoricienët rilindas të arkitekturës për të bërë pesë rende klasike. Sebastiano Serlio (1475–1554) publikoi librin e tij I sette libri d'architettura në vitin 1537 ku ai ishte i dyti që e përmendëte rendin e përbërë si një rend të veçantë dhe jo thjeshtë si një evoluim të rendit korintik siç sugjeronte më parë Leon Battista Alberti. Leon Battista Alberti në librin e tij De re aedificatoria (Mbi artin e ndërtimit) e përmend rendin e përbërë duke e quajtur "Italik".[2]
Forma e kapitelit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rendi i përbërë është i bazuar pjesërisht te Rendi jonik, ku spërdredhjet (të para ballazi) janë të lidhura nga thelbësisht nga një element horizontal përgjatë kreut të kapitelit, në këtë mënyrë ata ngjajnë me një rrotull. Megjithë zanafillën e tij, shumë kapitele të përbërë në fakt i trajtojnë dy spërdredhjet si elemente të veçuara, secila e dalë nga një anë e bazës së gjethnajave. Në këtë rast si dhe duke pasur zbukurime të ndara midis tyre, ata ngjajnë Rendin eolik të Greqisë arkaike, megjithëse duket se nuk ka qenë kjo rruga e zhvillimit të tyre në Romën e hershme perandorake.
Ky spërdredhja jonike greke zakonisht paraqitet nga anët si një njësi e veçantë me gjerësi të pandryshueshme midis pjesës ballore dhe të mbrapme të kolonës, spërdredhjet e përbëra noramlisht janë trajtuar si katër njësi më të holla të veçanta, një në çdo kënd të kapitelit, të projektuara rreth 45° nga façata. Kjo ka avantazhin e heqjes së nevojës për të pasur një paraqitje të ndryshme midis pjesës ballore dhe anësore që më vonë joniku i zhvilloi nëpërmjet formave të përthyera që e lejonin këtë.
Trajtimi i detajeve ishte shpesh shumë e larmishme, me përfshirjen e figurave, simboleve heraldike dhe të tjera të ngjashme në kapitel. Mardhënia midis spërdredhjeve me gjethnajën është trajtuar në mënyra të ndryshme dhe kapiteli mund të jetë i ndarë në mënyrë të dallueshme në zona të ndryshme horizontale, ose mund ta trajtoi kapitelin si një zonë e vetme. Rendi i përbërë, për shkak të paraqitjes së tij delikate, konsiderohej nga rilindasit si i përshtatshëm për ndërtimin e kishave kushtuar Virgjëreshës Mari ose shenjtoreve të tjera femërore. Në përgjithësi është përdorur për të sugjeruar pasuri dhe madhështi.
Shembujt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Donato Bramante (1444–1514) përdorte rendin e përbërë në rendin e dy të manastirin e Santa Maria della Pace në Romë. Për rendin e parë, përdorte rendin jonik. Francesco Borromini (1599–1667) e zhvilloi rendin e përbërë në San Carlo alle Quattro Fontane në Romë (1638). Brendësia e kishës ka 16 kolona të përbëra. Kolonat peshë-mbajtëse të vendosura poshtë harqeve kanë spërdredhje të anasjellta. Kjo zgjedhje u kritikua shumë në atë kohë, duke menduar se ishte një mungesë njohjeje e rendeve vitruviane që e çuan në këtë zgjedhje. Spërdredhjet e anasjellta mund të shihen gjithashtu te Oratorio dei Filippini i Borrominit në rendin e poshtëm. Këtu kundërshtia ishte edhe më e madhe, duke konsideruar se Borromini hoqi edhe gjethet e akantusit, duke e lënë kapitelin të zhveshur.[3]
- Shembuj romakë
- Harku i Septimius Severusit.
- Santa Costanza, Romë, brendësia, mesi i shekullit të IV.
- Shembuj modernë
- Ospedale degli Innocenti, Firence, 1421, projektuar nga Filippo Brunelleschi.
- Easton Neston, Angli, rreth vitit 1700.
- Palazzo Madama, Torino, rreth vitit 1720, projektuar nga Filippo Juvarra.
- Harku i Triumfit Narva, në Shën Pjetërburg, 1814.
- Muzeu Etnografik, në Budapest.
- Alabama Governor's Mansion, 1907.
Galeri shembujsh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Kapitel i përbërë romak me kokë dashi në vend të spërdredhjeve, midis shek. të I dhe të II të e.s.
-
Kapitel ne kompleksin termal romak në Baia.
-
Kapitel i përbërë i periudhës së vonë romake/bizantine në Bazilikën Eufraziane.
-
Kapitel në Palazzo Recalcati në Milano.
-
Palazzo Capitaniato, Vicenza, Andrea Palladio.
-
Shtyllë në San Benedetto, Venicie.
-
Santa Croce in Fossabanda, Pisa.
-
Brescia, San Giovanni.
-
Grottaferrata, abacia territoriale e San Nilo-s, oborri i konventit.
-
Kapitel i façatës së Palazzo Annoni in Corso i Porta Romana në Milano, ndërtuar në vitin 1631 sipas skicimit të Francesco Maria Richini.
-
Kapitel i përbërë i Muzeut Etnografik në Budapest.
-
Modelim rokoko ne Bavari, me spërdredhje të pazakonta të kthyera mbrapa.
-
Kirche am Hof, në Vjenë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime t
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Martin Henig (ed.): A Handbook of Roman Art; Phaidon, 1983, ISBN 0-7148-2214-0, fq. 50
- ^ Paola Zampa: L'ordine composito: alcune considerazioni; 1993, Reggio calabria: Dipartimento Patrimonio Architettonico e Urbanistico, fq. 35-50
- ^ Carmine Buonincasa: Architettura come dis-identità; Dedalo librerie; Bari, 1978
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Carmine Buonincasa: Architettura come dis-identità; Dedalo librerie; Bari, 1978.
- Martin Henig (ed.): A Handbook of Roman Art; Phaidon, 1983, ISBN 0-7148-2214-0.
- Andrea Palladio: The Four Books on Architecture.
- Sebastiano Serlio: Regole generali di architettura sopra le cinque maniere degli edifici; 1537.
- Paola Zampa: L'ordine composito: alcune considerazioni; 1993, Reggio calabria: Dipartimento Patrimonio Architettonico e Urbanistico.