Jump to content

Salica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Salicë
Λάκκα
Fshat
Emri i banorëveSalicjot

Salicë (greqisht: Λάκκα/Lákka) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1929, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σαλίστα/Salísta.[1]

Nga veriu Salica kufizohet me Vreshtat, nga jugu me Kushovicën, nga lindja me Peshtanin e Sharatin dhe nga perëndimi me Grykohorin. Para Luftës së Dytë Botërore, Salica kishte këto lagje: Baçanji (lagjia e Feim Çamit), Balnjari, Çuka, Lefkardha, Pirranj, Poçatë, Qejnatë, Zote.[2]

Toponimet të fshatit Salicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Alihoxha - gërmadhë, në qendër.
  • Anamesamale - luginë, në V.
  • Ar’ e Cekurit - arë, në P.
  • Ar’ e Çafait – arë, në L.
  • Ar’ e Hises - arë, në P.
  • Ar’ e Kones - arë, në P
  • Ar’ e Madhe - arë, në P.
  • Ar’ e Shuhanit - arë, në P.
  • Ar’ e Vezirit - arë e ullinj, e cila ka qenë pronë e Fehim Çamit, në L.
  • Ar’ e Vogël - arë e pyll, në P.
  • Arxereza - arë, pranë saj ndodhen mone të vjetra bagëtish, në L.
  • Baltëza - burim që mban ujë vetëm në muajt e dimrit, në P.
  • Ball’ e Lucës - shesh nën një shkëmb, në L.
  • Bir’ e Avullit - birë prej së cilës del avull, në P.
  • Bòrsheza - arë, në P.
  • Bot’ e Verdhë - vend me pyll ku dheu është i verdhë, në L.
  • Bregu i Arës - breg, në P.
  • Bregu i Fierit - breg, në P.
  • Bregu Gjodhimës - breg, në P.
  • Bregu Lalisherit – breg, në P.
  • Bregu Strelet - breg, në L.
  • Bregu Ullirit - breg, në P.
  • Brinja - varre, në P.
  • Burim i Koklëzës - burim, në P.
  • Burima e Lerës – lerë, në qendër.
  • Cimuriti – arë, në P.
  • Çalaku - arë, në L.
  • Çukazt - tri çuka të vogëla, në P.
  • Dardhazt - faqe mali, në P.
  • Di Gorricat e Malkos - arë, në P.
  • Dhriza - arë, në P.
  • Festeza - dërrasë, spithar ku pinin ujë barijtë, në P.
  • Folej’ e Birbilit - gur i madh në një gropë, në P.
  • Gërmadha - arë, në P.
  • Grava - vend gropë, në P.
  • Grav’ e Avullit - sterrë ku dilte avull, në P.
  • Grav’ e Hates - sterrë e thellë, në P.
  • Grav’ e Peristerëve - sterrë ku kish pullumba të egër, në L.
  • Grav’ e Stihisë - shpellë, legjenda thotë se ka pasur stihi (shtrigë, lugat), në P.
  • Grik’ e Bléqes - grykë malesh, në L.
  • Grop’ e Dardhazvet - vend gropë, në L.
  • Grop’ e Gegës - humnerë, në P.
  • Grop’ e Lithojmarit - vend gropë, në P.
  • Grop’ e Malshinjit - vend gropë, në P.
  • Grop’ e Manes - vend gropë në mal, në P.
  • Grop’ e Thellë - gropë, në L.
  • Grop’ e Xhàaase - vend gropë, në P.
  • Gurët e Gletë - gurë të medhenj, në P.
  • Gurët e Këqinj - gurë me hala që s’mund të shkelje mbi ta, në L.
  • Gurët e Zes - gurë të zes, në P.
  • Guri Birbilit - shkëmb ku këndonin bilbila, në P.
  • Gur i Shtatareve - guri i madh, në P.
  • Guvazt - shpellë, në P.
  • Gjònali - arë, në P.
  • Handakomat - rrokullimë, në P.
  • Hundëza e Lisit - kep ku ish një lis, në P.
  • Kalaja - kala e vjetër, në L.
  • Kaliboni - arë, në L.
  • Kallogjeŕa - arë e vogël, në V.
  • Kapta - breg, në P.
  • Kapaseza - spithar, në P.
  • Këneta - kënetë, në P.
  • Kënet’ e Pashait - kënetë dhe lëndinë, në P.
  • Kojdheleza - rrugë malore me dredha, në P.
  • Kokëlza - arë me burim pranë, në P.
  • Koposa - arë, në P.
  • Koshomara - arë, në P.
  • Kroi Nivarit - krua, në P.
  • Kroi Boçanje - krua, në J.
  • Kroi Çukës - krua, në P.
  • Kroi Levkardhës - krua, në J.
  • Kroi Rrapit Madh - krua, në P.
  • Kroi Zotarit - krua, në JP.
  • Lalisher/a - burim, në P.
  • Lamtira – arë, në L.
  • Lëm i Arapit - arë, në L.
  • Lëm i Arës Çafos - lëmë, në L.
  • Lëm i Arës Madhe - lëmë e arë, në L.
  • Lëm i Dhrizës – lëmë, në P.
  • Lëm i Gorricës - lëmë, në P.
  • Lëm Koklës – lëmë, në P.
  • Lëm i Llakazet - lëmë i gurtë, në L.
  • Lëm i Malshinjit - shesh me ullinj, në P.
  • Lëm i Mallkës – lëmë, në P.
  • Lëm i Perivolit – lëmë, në J.
  • Lëm i Qafës - lëmë, në P.
  • Lëm i Shesheve – lëmë, në P.
  • Lëm i Shtatareve - shesh, në P.
  • Lis i Dhogës - lis i madh, në L.
  • Luca - shesh ku janë disa ullinj, në P.
  • Magjeza - spithar, që e ka ujin të ftohtë, në L.
  • Mal’ e Hjésë - kodër e lartë, në V.
  • Mali Kalasë - mal, në P.
  • Mali Kartës - mal, në P.
  • Malkarta - faqe mali, në P.
  • Mal i Salicës - mal i Malshinjit, në P.
  • Malshinja - pyje, në P.
  • Malshinji - mal i Salicës, në P.
  • Mallka - arë, në P.
  • Mbursa - shpellë, në P.
  • Mejdaneza - shesh.
  • Mejdani Kapases - shesh, në P.
  • Mesakuqi - kodër e kullotë, në V.
  • Mesure - vreshta e agrume, në qendër.
  • Monej’ e Çafait - mone bagëtish, në L.
  • Mulliri Mullapashenje - gërmadhë mulliri, në qendër.
  • Nàvari - ara, në P.
  • Ndrohàla - përrua midis dy këmbave të malit, në VL.
  • Palareza – arë, në P.
  • Perivoli - arë, në J.
  • Pesë Lisat - arë, në P.
  • Pilli i Borçeve – pyll, në L.
  • Pilli i Bumarëve — pyll, në J.
  • Pilli i Derrave - pyll me koçimare, në P.
  • Pilli Drizës – pyll, në P.
  • Pill i Perivolit – pyll, në J.
  • Pill i Malshinjit – pyll, në P.
  • Pill i Xhamisë – pyll, në P.
  • Potsjòna - ara, në qendër.
  • Prroi Brrinjës – përrua, në L.
  • Prroi Dhërmicës - përrua, në L.
  • Prroi i Ferrës - përrua i thellë, në L.
  • Prroi i Furrës - përrua, në P.
  • Prroi Kartës - përrua, në P.
  • Prroi Mestazit - përrua, në P.
  • Prroi Mulla Halilit - përrua, në P.
  • Prroi Peshtanit - përrua, në J.
  • Prroi Remës - përrua, në P.
  • Prroi Salicës - përrua, në qendër.
  • Prroi Sulit – përrua, në L.
  • Prroi Shkallës - përrua, në L.
  • Prroi Thellë - përrua, në P.
  • Puset e Çukës - dy puse, në qendër.
  • Pus i Nàvarit - pus, në P.
  • Pus i Piratit - pus, në qendër.
  • Pus i Zòtarit - pus, në qendër.
  • Qafa - arë, në P.
  • Qaf’ e Bajrakut - qafë, në P.
  • Qaf’ e Bunave - qafë mali, në L.
  • Qaf’ e Dulit - qafë, në VP.
  • Qaf’ e Gugës - qafë, në P.
  • Qaf’ e Kaçelit - qafë, në P.
  • Qaf’ e Mingladhesë - qafë, në P.
  • Qaf’ e Pushtanikës - qafë ku ka pushtanika, në V.
  • Qejnàtë – gërmadhë, në P.
  • Qilomodhi - ara e lisa, në, L.
  • Rai – fushë, në P.
  • Rrahaza — ara e ullinj, në P.
  • Rrahët e Shtratit – shesh, në L.
  • Rrëkej’ e Malshinjit – rrëkë, në P.
  • Rrëkej’ e Shesheve - rrëkë, në P.
  • Rrëkej’ e Vatanecit – rrëkë, në L.
  • Rrùshquli – burim, në P.
  • Stan i Danit - stan i vjetër, në P.
  • Stan i Davaçit - stan i vjetër, në P.
  • Stan i Kukumes - stan i vjetër, në P.
  • Sténez - faqe mali, në L.
  • Stérreza - sterrë e vogël, në P.
  • Shesh i Kartës - shesh në mal, në P.
  • Shesh i Lefkardhës – shesh, në qendër.
  • Shésheza – arë, në P.
  • Shkall’ e Drizave - shkallë shkëmbore, në P.
  • Shkall’ e Grikohorit - shkallë, në P.
  • Shkall’ e Trapit - shkallë, në P.
  • Shkëmb’ i Kabulit - shkëmb, në P.
  • Shkëmbënjt e Hjésë - shkëmbenj, në P.
  • Shkëmbet e Liqésë - pyll liqesh, në P.
  • Shkëmb i Argilésë - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Bokërrimave - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Bufit - shkëmb, në J.
  • Shkëmb i Çakallit - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Gropës Malshinjit - shkëmb, në P.
  • Shkëmbi Gjodhimës – shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Hamediut - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Kabulit - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Kuq - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Rrihlazet - shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Tafinës – shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Tefës – shkëmb, në P.
  • Shtàtara – shkëmbinj, në P.
  • Shtrunga - shtrungë e gurtë, në P.
  • Shtrung’ e Shkallës Thekrës - shtrungë e vjetër, në P.
  • Të Ngushtat - përrua i thellë, në P.
  • Trapi - ara e gorrica, në L.
  • Trepeza - are, në L.
  • Trapi Vehipit - gropë me ullinj, në P.
  • Trepeza - arë, në L.
  • Ulliri Brrinjës – ulli, në L.
  • Ulliri Cekurit – ulli, në P.
  • Ulliri Mejdanit - ulli, në P.
  • Varadhi - faqe mali, ara e kullotë, në L.
  • Varr i Binozit – varr, në L.
  • Varr i Gruas – varr, në L.
  • Varr i Zekos - varr, në P.
  • Vatanéci - arë në mal, në L.
  • Vath’ e Mamos - shtrungë e gurtë, në L.
  • Vësht’ i Vjetër - ara, në P.
  • Xhami e Çukës - xhami, në qendër.
  • Xhami e Sirme (Xhami e Sipërme) - xhami, në krye të fshatit.
  • Zjarr i Zeqos - shesh, në L.

Familjet në fshatin Salicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)

Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Beçenj, Gegatë, Kupenj, Mullabashenj, Osmanenj, Pirranj, Poçatë, Qejnatë, Zote.[4] Familjet e tjera ishin: Isufenj, Shuaipi.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Salísta - Lákka
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 205.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 204-207. Treguan: 1) Jakup Mamo Mahmuti, 66 vjeç, bari, autodidakt, nga Salica, refugjat 1944-ës. Sot banon në Fier. 2) Arif Bubeq Osmani, 52 vjeç, bujk analfabet, nga Salica, refugjat i 1944- ës. Sot banon në Fier. 3) Mustafa Vejsel Dine, 43 vjeç, bari, analfabet, nga Salica, refugjat i 1944-ës. Sot banon në Fier. Fier, dhjetor 1954.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 204.