Salica
Appearance
Salicë
Λάκκα | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Salicjot |
Salicë (greqisht: Λάκκα/Lákka) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1929, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σαλίστα/Salísta.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Salica kufizohet me Vreshtat, nga jugu me Kushovicën, nga lindja me Peshtanin e Sharatin dhe nga perëndimi me Grykohorin. Para Luftës së Dytë Botërore, Salica kishte këto lagje: Baçanji (lagjia e Feim Çamit), Balnjari, Çuka, Lefkardha, Pirranj, Poçatë, Qejnatë, Zote.[2]
Toponimet të fshatit Salicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
- Alihoxha - gërmadhë, në qendër.
- Anamesamale - luginë, në V.
- Ar’ e Cekurit - arë, në P.
- Ar’ e Çafait – arë, në L.
- Ar’ e Hises - arë, në P.
- Ar’ e Kones - arë, në P
- Ar’ e Madhe - arë, në P.
- Ar’ e Shuhanit - arë, në P.
- Ar’ e Vezirit - arë e ullinj, e cila ka qenë pronë e Fehim Çamit, në L.
- Ar’ e Vogël - arë e pyll, në P.
- Arxereza - arë, pranë saj ndodhen mone të vjetra bagëtish, në L.
- Baltëza - burim që mban ujë vetëm në muajt e dimrit, në P.
- Ball’ e Lucës - shesh nën një shkëmb, në L.
- Bir’ e Avullit - birë prej së cilës del avull, në P.
- Bòrsheza - arë, në P.
- Bot’ e Verdhë - vend me pyll ku dheu është i verdhë, në L.
- Bregu i Arës - breg, në P.
- Bregu i Fierit - breg, në P.
- Bregu Gjodhimës - breg, në P.
- Bregu Lalisherit – breg, në P.
- Bregu Strelet - breg, në L.
- Bregu Ullirit - breg, në P.
- Brinja - varre, në P.
- Burim i Koklëzës - burim, në P.
- Burima e Lerës – lerë, në qendër.
- Cimuriti – arë, në P.
- Çalaku - arë, në L.
- Çukazt - tri çuka të vogëla, në P.
- Dardhazt - faqe mali, në P.
- Di Gorricat e Malkos - arë, në P.
- Dhriza - arë, në P.
- Festeza - dërrasë, spithar ku pinin ujë barijtë, në P.
- Folej’ e Birbilit - gur i madh në një gropë, në P.
- Gërmadha - arë, në P.
- Grava - vend gropë, në P.
- Grav’ e Avullit - sterrë ku dilte avull, në P.
- Grav’ e Hates - sterrë e thellë, në P.
- Grav’ e Peristerëve - sterrë ku kish pullumba të egër, në L.
- Grav’ e Stihisë - shpellë, legjenda thotë se ka pasur stihi (shtrigë, lugat), në P.
- Grik’ e Bléqes - grykë malesh, në L.
- Grop’ e Dardhazvet - vend gropë, në L.
- Grop’ e Gegës - humnerë, në P.
- Grop’ e Lithojmarit - vend gropë, në P.
- Grop’ e Malshinjit - vend gropë, në P.
- Grop’ e Manes - vend gropë në mal, në P.
- Grop’ e Thellë - gropë, në L.
- Grop’ e Xhàaase - vend gropë, në P.
- Gurët e Gletë - gurë të medhenj, në P.
- Gurët e Këqinj - gurë me hala që s’mund të shkelje mbi ta, në L.
- Gurët e Zes - gurë të zes, në P.
- Guri Birbilit - shkëmb ku këndonin bilbila, në P.
- Gur i Shtatareve - guri i madh, në P.
- Guvazt - shpellë, në P.
- Gjònali - arë, në P.
- Handakomat - rrokullimë, në P.
- Hundëza e Lisit - kep ku ish një lis, në P.
- Kalaja - kala e vjetër, në L.
- Kaliboni - arë, në L.
- Kallogjeŕa - arë e vogël, në V.
- Kapta - breg, në P.
- Kapaseza - spithar, në P.
- Këneta - kënetë, në P.
- Kënet’ e Pashait - kënetë dhe lëndinë, në P.
- Kojdheleza - rrugë malore me dredha, në P.
- Kokëlza - arë me burim pranë, në P.
- Koposa - arë, në P.
- Koshomara - arë, në P.
- Kroi Nivarit - krua, në P.
- Kroi Boçanje - krua, në J.
- Kroi Çukës - krua, në P.
- Kroi Levkardhës - krua, në J.
- Kroi Rrapit Madh - krua, në P.
- Kroi Zotarit - krua, në JP.
- Lalisher/a - burim, në P.
- Lamtira – arë, në L.
- Lëm i Arapit - arë, në L.
- Lëm i Arës Çafos - lëmë, në L.
- Lëm i Arës Madhe - lëmë e arë, në L.
- Lëm i Dhrizës – lëmë, në P.
- Lëm i Gorricës - lëmë, në P.
- Lëm Koklës – lëmë, në P.
- Lëm i Llakazet - lëmë i gurtë, në L.
- Lëm i Malshinjit - shesh me ullinj, në P.
- Lëm i Mallkës – lëmë, në P.
- Lëm i Perivolit – lëmë, në J.
- Lëm i Qafës - lëmë, në P.
- Lëm i Shesheve – lëmë, në P.
- Lëm i Shtatareve - shesh, në P.
- Lis i Dhogës - lis i madh, në L.
- Luca - shesh ku janë disa ullinj, në P.
- Magjeza - spithar, që e ka ujin të ftohtë, në L.
- Mal’ e Hjésë - kodër e lartë, në V.
- Mali Kalasë - mal, në P.
- Mali Kartës - mal, në P.
- Malkarta - faqe mali, në P.
- Mal i Salicës - mal i Malshinjit, në P.
- Malshinja - pyje, në P.
- Malshinji - mal i Salicës, në P.
- Mallka - arë, në P.
- Mbursa - shpellë, në P.
- Mejdaneza - shesh.
- Mejdani Kapases - shesh, në P.
- Mesakuqi - kodër e kullotë, në V.
- Mesure - vreshta e agrume, në qendër.
- Monej’ e Çafait - mone bagëtish, në L.
- Mulliri Mullapashenje - gërmadhë mulliri, në qendër.
- Nàvari - ara, në P.
- Ndrohàla - përrua midis dy këmbave të malit, në VL.
- Palareza – arë, në P.
- Perivoli - arë, në J.
- Pesë Lisat - arë, në P.
- Pilli i Borçeve – pyll, në L.
- Pilli i Bumarëve — pyll, në J.
- Pilli i Derrave - pyll me koçimare, në P.
- Pilli Drizës – pyll, në P.
- Pill i Perivolit – pyll, në J.
- Pill i Malshinjit – pyll, në P.
- Pill i Xhamisë – pyll, në P.
- Potsjòna - ara, në qendër.
- Prroi Brrinjës – përrua, në L.
- Prroi Dhërmicës - përrua, në L.
- Prroi i Ferrës - përrua i thellë, në L.
- Prroi i Furrës - përrua, në P.
- Prroi Kartës - përrua, në P.
- Prroi Mestazit - përrua, në P.
- Prroi Mulla Halilit - përrua, në P.
- Prroi Peshtanit - përrua, në J.
- Prroi Remës - përrua, në P.
- Prroi Salicës - përrua, në qendër.
- Prroi Sulit – përrua, në L.
- Prroi Shkallës - përrua, në L.
- Prroi Thellë - përrua, në P.
- Puset e Çukës - dy puse, në qendër.
- Pus i Nàvarit - pus, në P.
- Pus i Piratit - pus, në qendër.
- Pus i Zòtarit - pus, në qendër.
- Qafa - arë, në P.
- Qaf’ e Bajrakut - qafë, në P.
- Qaf’ e Bunave - qafë mali, në L.
- Qaf’ e Dulit - qafë, në VP.
- Qaf’ e Gugës - qafë, në P.
- Qaf’ e Kaçelit - qafë, në P.
- Qaf’ e Mingladhesë - qafë, në P.
- Qaf’ e Pushtanikës - qafë ku ka pushtanika, në V.
- Qejnàtë – gërmadhë, në P.
- Qilomodhi - ara e lisa, në, L.
- Rai – fushë, në P.
- Rrahaza — ara e ullinj, në P.
- Rrahët e Shtratit – shesh, në L.
- Rrëkej’ e Malshinjit – rrëkë, në P.
- Rrëkej’ e Shesheve - rrëkë, në P.
- Rrëkej’ e Vatanecit – rrëkë, në L.
- Rrùshquli – burim, në P.
- Stan i Danit - stan i vjetër, në P.
- Stan i Davaçit - stan i vjetër, në P.
- Stan i Kukumes - stan i vjetër, në P.
- Sténez - faqe mali, në L.
- Stérreza - sterrë e vogël, në P.
- Shesh i Kartës - shesh në mal, në P.
- Shesh i Lefkardhës – shesh, në qendër.
- Shésheza – arë, në P.
- Shkall’ e Drizave - shkallë shkëmbore, në P.
- Shkall’ e Grikohorit - shkallë, në P.
- Shkall’ e Trapit - shkallë, në P.
- Shkëmb’ i Kabulit - shkëmb, në P.
- Shkëmbënjt e Hjésë - shkëmbenj, në P.
- Shkëmbet e Liqésë - pyll liqesh, në P.
- Shkëmb i Argilésë - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Bokërrimave - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Bufit - shkëmb, në J.
- Shkëmb i Çakallit - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Gropës Malshinjit - shkëmb, në P.
- Shkëmbi Gjodhimës – shkëmb, në P.
- Shkëmb i Hamediut - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Kabulit - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Kuq - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Rrihlazet - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Tafinës – shkëmb, në P.
- Shkëmb i Tefës – shkëmb, në P.
- Shtàtara – shkëmbinj, në P.
- Shtrunga - shtrungë e gurtë, në P.
- Shtrung’ e Shkallës Thekrës - shtrungë e vjetër, në P.
- Të Ngushtat - përrua i thellë, në P.
- Trapi - ara e gorrica, në L.
- Trepeza - are, në L.
- Trapi Vehipit - gropë me ullinj, në P.
- Trepeza - arë, në L.
- Ulliri Brrinjës – ulli, në L.
- Ulliri Cekurit – ulli, në P.
- Ulliri Mejdanit - ulli, në P.
- Varadhi - faqe mali, ara e kullotë, në L.
- Varr i Binozit – varr, në L.
- Varr i Gruas – varr, në L.
- Varr i Zekos - varr, në P.
- Vatanéci - arë në mal, në L.
- Vath’ e Mamos - shtrungë e gurtë, në L.
- Vësht’ i Vjetër - ara, në P.
- Xhami e Çukës - xhami, në qendër.
- Xhami e Sirme (Xhami e Sipërme) - xhami, në krye të fshatit.
- Zjarr i Zeqos - shesh, në L.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Salicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)
Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Beçenj, Gegatë, Kupenj, Mullabashenj, Osmanenj, Pirranj, Poçatë, Qejnatë, Zote.[4] Familjet e tjera ishin: Isufenj, Shuaipi.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Salísta - Lákka
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 205.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 204-207. Treguan: 1) Jakup Mamo Mahmuti, 66 vjeç, bari, autodidakt, nga Salica, refugjat 1944-ës. Sot banon në Fier. 2) Arif Bubeq Osmani, 52 vjeç, bujk analfabet, nga Salica, refugjat i 1944- ës. Sot banon në Fier. 3) Mustafa Vejsel Dine, 43 vjeç, bari, analfabet, nga Salica, refugjat i 1944-ës. Sot banon në Fier. Fier, dhjetor 1954.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 204.