Anime
Anime (アニメ?) janë animacionet me dorë dhe me kompjuter me origjinë në Japoni. Nga jashtë Japonisë dhe në shqip, anime i referohet përkatësisht animacionit të prodhuar në Japoni. Mirëpo në Japoni, termi (i rrjedhur nga shkurtesa e fjalës animation në anglisht) përfshin të gjitha veprat e animuara, pa marrë parasysh stilin apo origjinën. Shumë vepra të animuara me stil të ngjashëm me animacionin japonez prodhohen edhe jashtë Japonisë. Ky stil i vizatimit i zhvilluar në Japoni që karakterizohet nga një larmi ngjyrash, që trajton tema të ndryshme, qofshin këto për fëmijë ose për të rritur. Video lojërat shpeshherë përfshijnë tematika dhe stile artistike që ndonjëherë shënohen si anime.[1]
Vepra më e hershme komerciale e animuar nga Japonia shënohet në vitin 1917. Një stil i veçantë artistik doli në shesh në vitet 1960 me veprat e karikaturistit Osamu Tezuka dhe u përhap në dekatat vijuese, duke zhvilluar një publik të madh vendor. Që nga fillimet e shfaqjes së filmave anime në televizione, anime-t pikturoheshin me dorë. Me zhvillimin e teknologjisë kompjuterike, shumë anime do të realizoheshin me anë të ndihmës së kompjuterëve. Zakonisht filmat anime përfshijnë tema fiktive, që zhvillohen në një botë imagjinare (për shembull përdoret teknologji që nuk ekziston, udhëtime në hapësirë, kolonizimi i planeteve, e të tjerë).[2] Animet shfaqen në televizione publike ose private, publikohen në media në versionet e tyre DVD, VCD ose VHS, ose në internet. Shumë video lojëra gjithashtu mund të përmbajnë material të shumtë nga anime (shembull Ghost in the Shell për PlayStation, Tekken - mbyllja e personazhit Xiang Yu në Tekken 3, lojëra online si Ragnarok Online, God Hand për PlayStation 2 e shumë të tjerë).
Filmat anime ndahen në shumë kategori. Shumë filma prodhohen me një kohëzgjatje të gjatë (aq sa mund të zgjasë normalisht një film i zakonshëm). Serialet anime dhe OVA-t janë shumë të përhapura gjithashtu. Zakonisht një anime influencohet shumë nga libra manga dhe novela të shkurtra. Ky fenomen shikohet shumë shpesh. Zakonisht një serial anime, ka edhe serialin e saj manga ose anasjelltas (për shembull Oh My Goddess!, Excel Saga, Dragon Ball dhe Dragon Ball Z, Black Lagoon e të tjerë). Influenca e disa filmave anime ka qenë shumë e madhe, duke bërë që shumë histori të marra nga këto filma, të ktheheshin në filma të vërtetë (shembull Dragonball Evolution). Mangat janë anime të shkruara në formë të komik stripeve, prej të cilave shumë anime vazhdohen, ose në rastin e kundërt shërbejnë si origjinë e mangës.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si një lloj i animimit, anime është një formë artistike që përfshin shumë zhanre të mediumeve të tjera; ndonjëherë klasifikohet gabimisht si vet zhanër.[3] Në japonisht, fjala anime i referohet animacionit në përgjithësi, pa marrë parasysh origjinës apo stilit.[4]
Origjina e fjalës anime debatohet. Fjala angleze "animation" shkruhet në katakana japoneze si アニメーション (animēshon) dhe si アニメ (anime , shqiptuar pronounced [a.ɲi.me] [[:Media:Anime.ogg|]] (help·info)) në formën e shkurtuar.[5] Disa burime konstatojnë që fjala rrjedh nga fjala franceze për animacionin dessin animé (lit. "vizatim i gjallë"),[6] por burime të tjera e konsiderojnë këtë si mit të rrjedhur nga popullariteti i anime në Francë gjatë viteve 1970 dhe 1980.[7]
Historia dhe zhvillimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke filluar me shekullin XX, animet do të shfaqeshin për herë të parë në televizionet japoneze. Më shumë si një eksperimentim i animacionit, teknikat e të cilave më parë ishin provuar në Gjermani, SHBA, Francë dhe Rusi, animet do të merrnin një zhvillim pak ndryshe në Japoni. Në Japoni filmat anime do të fitonin famë shpejtë sepse ato arrinin të siguronin një mënyrë të shprehuri të një historie ose rrefimi që nuk mund të shprehej ndryshe duke marrur parasysh zhvillimet e ngadalta të kinematografisë reale në Japoni. Ndryshe nga filmat e prodhuar në Evropë, Sh.B.A dhe Indi, ku shpenzoheshin me qindra-miljona dollarë për realizimin e një filmi, në Japoni industria e filmit kishte një buxhet të limituar dhe shumë pak vende për të filmuar. Për më tepër edhe nëse filmi do të mund të gjente buxhetin e duhur, ai kurre nuk do të merrte nota të larta në Evropë dhe Sh.B.A për shkak të mungesës së aktorëve me 'pamje perëndimore'. Një gjë e tillë mund të bënte që filmi të ishte një dështim total duke mos siguruar as lekët e shpenzuara për realizimin e tij. Anime ishte e vetmja mënyrë për kohën për të prodhuar filma me buxhet të ulët dhe me fitimet përkatëse (edhe pse që nga ajo kohë dhe mbase më parë shumë filma realë janë zhvilluar dhe kanë pasur sukses edhe jashtë japonisë, si Roshoman me regji të Akira Kurosawës, Kukullat me regji të Takeshi Kitanos, e shumë të tjerë).
Për më tepër, animet morën një zhvillim të më tejshëm me rritjen e popullaritetit të mangave. Shumë shpesh mangat, shëndrroheshin bukur në filma dhe seriale anime. Për t'u përmendur janë mangat e Osamu Tezukës. Mangat e tij, të cilësuara si legjenda dhe ai vetë si 'Zoti i Mangave', zakonisht animoheshin për t'u transmetuar më vonë në televizjone me sukses. Më vonë, ndër vitet 80, anime si Gundam dhe Macross do të ktheheshin në klasikë për kohën. Kjo do i hapte rrugë fillimit të një gjenerate anime, ku robotët mbizotëronin filmin ose serialin, një gjë që vazhdon akoma edhe sot. Edhe pse sot është pak e debatuar në se në Evropë dhe SHBA animet janë më të mirëpritura se mangat, në Japoni është fakt që mangat janë më popullore dhe më të pranishme.
Vitet 1990 deri në 2000 do të ishin koha më e lulëzuar e animeve, që do të shikonin një rritje të konsiderueshme të marketit. Sot dita animet kanë shumë adhurues në të gjithë botën, por do të ishte e egzagjeruar të thonim që ato dominojnë marketet në çdo vend. Shumë vende (ku Shqipëria do të ishte shembulli konkret), nuk kanë asnjë agjensi ose firmë që merret me blerjen dhe transmetimin e anime-ve.
Fillimet dhe zhvilluesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Animacioni japonez lulëzoi pas Luftës së Dytë Botërore dhe sot është jashtëzakonisht i popullarizuar në Japoni si dhe në mbarë botën. Disa nga animacionet e para të prodhuara në Japoni përfshijnë filmin e shkurtër Kachikachi Yama (Hare merr Hakmerret Ndaj Rakunit, 1939) dhe filmin (Vajza në Tempullin Dojo's, 1946), të dy drejtuar për të parën herë anime manga nga Kon Ichikawa, i cili më vonë drejtoi edhe filma aksion. Figura e rëndësishme historike në animacionin japonez, Osamu Tezuka, krijoi për herë të parë një seri të animuar televizive në Japoni, Tetsuwan Atom (Astro Boy) në vitin 1963. Tezuka gjithashtu bëri një numër filmash të animuar me metrazh të shkurtër, ndër to Onboro Film (Broken Down Film, 1985), i cili ishte një parodi e filmave amerikan pa zë.
Kohët e fundit me suksesin e shumë filmave të animuar si Akira (1988), drejtuar nga Katsuhiro Otomo i siguroi filmave anime një sukses ndërkombëtar. Një nga animatorët më të sukseshëm si Hayao Miyazaki me filmat e tij më të mirëpritur si Kështjellë në Qiell (1986), Princesha Mononoke (1997) dhe Spirited Away, 2001), fitoi një Academy Award për filmin më të mirë të animuar. Seria televizive Cowboy Bebop (1998) drejtuar nga regjisori Shinichirō Watanabe, është një tjetër dallues i llojit anime. Animatorë të tjerë të rëndësishëm në Japoni janë Yoji Kuri, Kihachiro Kawamoto, Renzo Kinoshita, Taku Furukawa, Isao Takahata, Osamu Dezaki, Mamoru Oshii, Yoshiaki Kawajiri, Yoshiyuki Tomino, Hideaki Anno, and Shinichi Suzuki. Studiot Toei si një nga producentët më të mëdhenj të filmave japonezë (filma realë) ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e animacionit me prodhime të shumta filmash dhe serialesh të animuara.
Transmetimet në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky seksion nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Shumica e serialeve anime dhe filmave në Shqipëri janë transmetuar nëpërmjet televizioneve italiane, kuptohet në gjuhën përkatëse. Duke filluar nga viti 2000 janë shfaqur disa anime si Excel Saga, Dragon Ball Z apo Love Hina me titra në shqip. Pasi u shfaq për herë të parë platformat digjitale të ndryshme me kanalet si Bang Bang, Çufo dhe Tring Tring, filluan të transmetohen seriale dhe filma japonezë të dubluara për herë të parë në shqip, dhe ato u shërbyen si pjesë e paketave kabllore. Fatkeqësisht, këto anime nuk kanë marrë publikime të tjera përveç në televizion, gjë që rezultoi në rritjen e piratërisë së këtyre serialeve në komunitetin shqiptar online.
Llojet e filmave anime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aksion dhe Aventurë: Përfshin filmat anime që kanë të bëjnë me luftimet me armë zjarri, artet marciale, luftimi me shpata e të tjerë. Shembull: Ninja Scroll, Vampire Knight ose Devil May Cry.
- Horror: Anime me përmbajtje horrori, histori të frikshme ose ngjarje fiktive të zhvilluara në vende fiktive. Shembull: Vampire Hunter D.
- Progresive: Art Films ose anime të stilizuara në mënyrë ekstreme. Shembull: Excel Saga ose Voices of a Distant Star.
- Shojo: Anime për vajza. Shembull: Fruits Basket ose Mermaid Melody Pichi Pichi Pitch.
- Shonen: Anime për djem. Shembull: Dragon Ball Z ose NarutoNaruto.
- Seinen: Anime për adoloshentë meshkuj. Shembull: Oh My Goddess!, Outlaw Star, Cowboy Bebop, TrigunTrigun ose Black Lagoon.
- Josei: Anime për adoloshente femra, si romanca dhe komedi romantike. Shembull: Gokusen.
- Kodomo: Anime për fëmijë (zakonisht për nxënësit e tetëvjeçares). Shembull: Aventurat e Nils Holgersson, Doreamon dhe Panda-Z.
- Hentai: Anime me material pornografik, që shfaqin shpesh skena nudiditeti, dhunë seksuale dhe që në shumë vende të botës janë rreptësisht të ndaluara. Shembull: Doctor Shameless.
- Harem: Anime ku zakonisht personazhi kryesorë rrethohet nga shumë personazhe femra. Megjithatë mund të ndodhë edhe e kundërta (për shembull disa personazhë meshkuj që i shkojnë rrotull një vajze). Shembull: Love Hina dhe Ouran High School Host Club.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Manga
- Lista e anime
- Seiyū - aktorët zanorë në anime
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Anime". Anime News Network (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2024. Marrë më 25 tetor 2024.
- ^ Ministry of Economy, Trade and Industry (2020). "Manga and Anime". Google Arts and Culture (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2023. Marrë më 27 tetor 2023.
- ^ Poitras 2000, f. 7.
- ^ "Tezuka: The Marvel of Manga - Education Kit" (PDF) (në anglisht). Art Gallery New South Wales. 2007. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 30 gusht 2007. Marrë më 28 tetor 2007.
- ^ "Lexicon - Anime". Anime News Network (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2020. Marrë më 12 shtator 2020.
- ^ Kroon, Richard W. (2010). A/V A to Z: An Encyclopedic Dictionary of Media, Entertainment and Other Audiovisual Terms (në anglisht). McFarland. fq. 48. ISBN 978-0-7864-5740-3. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2023. Marrë më 15 maj 2023.
- ^ "Lexicon - Anime". Anime News Network (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2020. Marrë më 12 shtator 2020.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1. Encarta Dictionaries: Japanese animation: a Japanese style of animated cartoon, often with violent or sexually explicit content
Microsoft® Encarta® 2008. © 1993-2007 Microsoft Corporation. All rights reserved.
- 3. Citim nga: Furniss, Maureen. "Animation." Microsoft® Student 2008 (DVD). Redmond, WA: Microsoft Corporation, 2007.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Patrick Drazen - Anime explosion!: the what? why? & wow! of Japanese animation. ISBN 1-880656-72-8 (Anglisht)
- Susan Jolliffe Napier - Anime from Akira to Princess Mononoke: experiencing contemporary Japanese. ISBN 0-312-23863-0 (Anglisht)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabime mungese shënjestrimi me stampat Harv dhe SFN
- Artikujt që përmbajnë tekst në japonisht
- Articles with hAudio microformats
- Pages with Japanese IPA
- Pages including recorded pronunciations
- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Anime
- Seriale televizive
- Film
- Animime
- Zhanri